Ata këmbëngulin që kryeministri Rama të tërhiqet dhe t'i thotë jo mundësisë së ardhjes së lëndëve kimike siriane në Shqipëri me qëllim asgjësimin e tyre.
Ndërkohë nga kryeministri Rama nuk ka ende asnjë reagim. Sot paradite, kur Tirana dhe shumë qytete zienin nga protestat, kundër armëve kimike, kryeministri ishte në një vizitë zyrtare në Mal të ZI. Ndërsa pasdite është kthyer në kryeministri ku ka qëndruar për dy orë dhe më pas ka dalë në këmbë nga ana e kundërt e fasadës kryesore të godinës, ku gjendeshin ende protestuesit. Ai shoqërohej nga ministri i Brendshëm Tahiri.
Shqipëria është përfshirë nga protesta qytetare dhe debate politike për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.
Qindra qytetarë, ambientalistë, studentë përfaqësues të shoqërisë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit nisën protestën e tyre prej orës 09:20. Fillimisht u vendosën jashtë Parlamentit, ku do të zhvillohej seanca parlamentare dhe më pas u u zhvendosën para Kryeministrisë ku vazhdojnë të jenë. Protestuesit thërrasin: "Jo armëve kimike", Jo Hiroshimës në Shqipëri! Nesër është vonë" dhe në duar mbajnë pankarta ku kundërshtohet kategorikisht ardhja e lëndëve kimike në Shqipëri.
Fillimisht për gati 1 orë u protestua para godinës së Parlamentit më pas rreth orës 11:00 protesta u zhvendos para godinës së kryeministrisë, ku ende vazhdon. Protesta edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier e Lezhe
Kur ishin para Parlamentit kryetari i Parlamentit Ilir Meta iu bashkua turmës për ti deklaruar se Parlamenti ishte i qytetarëve dhe se do të dëgjohej zëri i tyre.
Rreth orës 14: 20, ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha tentuan t'i bashkohen protestës para kryeministrisë por u përzunë nga protestuesit. Ata bënë thirrje për të mos politizuar kauzën dhe u kërkuan atyre të largohen.
Debate dhe brenda Kuvendit, ku ish-kryeministri Berisha deklaroi se Rama ka pranuar vullnetarisht asgjësimin e armëve kimike, pa ia kërkuar NATO. Deputetët e PD-së për gati gjatë gjithë zhvillimit të seancës u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren e Kuvendit. Ata kërkuan që në seancë të vinte kryeministri Edi Rama të raportonte për vendimin dhe të tërhiqte negociatat për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë. Lexoni me shume: Opozita pushton foltoren e Kuvendit: Rama tërhiqu
Ndërkohë sot në mbrëmje eksperti amerikan Paul Walker, i “Green Cross International” deklaron se Shqipëria nuk ka infrastrukturën dhe pajiset për shkatërrimin e lëndëve kimike të Sirisë. Nga ana tjetër ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu deklaron se nëse Shqipëria do të tërhiqej do të ishte zhgënyjese.
Gazeta Shqiptarja.com shkruante sot në mëngjes se armët kimike siriane nëse do vijnë për t’u asgjësuar në Shqipëri do të nisen nga porti sirian i Lantakias. Qeveria siriane për arsye sigurie që ka kërkuar arsenalin e armëve kimike, ta transportojë me 40 kamionë të rëndë dhe të mëdhenj me një kapacitet prej 40 tonësh secili. Lexoni shkrimin e Shqiptarja.com
ÇFARE NDODHI ORE PAS ORE
ORA 05:20 (15 NENTOR) PROTESTUESIT VAZHDOJNE TE QENDROJNE PERBALLE KRYEMINISTRISE
Protestuesit nuk janë larguar për asnjë moment gjatë gjithë nates, duke mbrojtur kauzën ’Jo’ armëve kimike
ORA 02:30 (15 NENTOR) VAZHDON PROTESTA, DISA SHTRIHEN NE BULEVARD
Edhe pse ka kaluar mesnata protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përballe kryeministrisë, disa prej tyre kanë marre batanije me vete dhe janë shtrirë ne bulevard, ndërsa të tjere vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë duke bërë thirrje 'Jo' armëve kimike në Shqiperi.
ORA 00: 20 AMBASADA E SHBA: DEMOSTRATAT QYTETARE, SHENJE DEMOKRACIE
Ambasada e SHBA-se përmes një postimi në Twitter shkruan se demostratat qytetare civile janë një shenjë pozitive për demokracinë.
Civil society demonstrations are a sign of greater democracy in Albania. This is a positive sign.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 14, 2013
ORA 00:00 e (15 NENTOR) PROTESTUESIT NUK TERHIQEN
Protestuesit nuk tërhiqen. Të vendosur në sheshin para kryeministrisë që prej orëve të para të mëngjesit protestuesit kanë marrë dhe batanije me vete dhe thonë se do të qëndrojnë aty gjithë natën po qe nevoja. Ata këmbëngulin që kryeministri Rama të tërhiqet dhe ti thotë jo mundësisë së ardhjes së lëndëve kimike siriane në Shqipëri me qëllim asgjësimin e tyre. Ata thonë se nëse vendimi i qeverisë do të jetë po ardhjes së armëve kimike, ata do të vazhdojnë protest e tyre në shesh.
(Ne foto: Protesta vazhdon para kryeministrise)
ORA 23:00 - PROTESTUESIT NUK IKIN NGA BULEVARDI, DUAN TA GDHIJNË JASHTË
Nuk kanë ndërmend të ikin nga sheshi, madje bëjnë thirrje për batanije dhe që të vijnë edhe të tjerë, duke njoftuar shoku-shokun në rrjete sociale. Në pritje të një përgjigjeje "Jo" ndaj armëve kimike siriane, ndërkohë që duket se kryeministri Edi Rama sot nuk do ketë një të tillë.
ORA 22:00 - ARVIZU NË "TOP STORY": NËSE SHQIPËRIA DO JAPË PËRGJIGJE NEGATIVE, DO ZHGËNJEHEM
Intervista e plote e Arvizu
ORA 22:00 VAZHDON PROTESTA, PROTESTUESIT KËRKOJNË PËRGJIGJE ME PATJETËR
"Do presim këtu, derisa të vijë përgjigjja", është motoja e protestuesve para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë një përgjigje me patjetër nga Kryeministri, që të mund të largohen të qetë. Një nga protestuesit shtoi se "do kalojmë në revoltë". Ndërsa turma njëzëri bërtiste: Jo, Jo, Jo.
(Ne foto: A1 Report transmeton direkt protesten para kryeministrise, gazetar Arsen Rusta)
ORA: 19:50 - RAMA DEL NGA KRYEMINISTRIA, I SHOQËRUAR NGA MINISTRI TAHIRI
Kryeministri Edi Rama ka dalë pak çaste më parë nga Kryeministria, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Rama ka ecur në këmbë jo drejt protestuesve, të gjendur ende aty, por në rrugën që të çon drejt RTSH.
ORA 17:50 - KRYEMINISTRI RAMA KTHEHET NË KRYEMINISTRI PAS VIZITËS NË MAL TË ZI
Në mjediset e Kryeministrisë, teksa po zhvillohej protesta, është parë të futet makina e kryeministrit Edi Rama, i cili u kthye nga një vizitë në Malin e Zi. Edhe pse është errësuar dhe një pjesë e protestuesve hera-herës largohen dhe rivijnë në protestë për shkak të kohëzgjatjes së saj, ata kanë vendosur mos largohen që aty pa një përgjigje "Jo" prej Kryeministrit Edi Rama.
ORA 17:00 - VAZHDON PROTESTA, DEMONSTURESIT NUK LARGOHEN PA PËRGJIGJE NGA RAMA
(Në foto: Protesta përballë kryeministrise që vazhdon dhe gjatë mbrëmjes)
ORA 15:00 PROTESTUESI: NUK IKIM, BERISHA SI LARVA S'DUHEJ TE VINTE
Protestuesit janë vendosur para kryeministrisë dhe kanë bllokuar bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Një protestues tha për mikrofonin e A1 Report pse larguan Berishën dhe ftoi të gjithë të rinjtë të protestojnë. “Sali Berisha nuk duhej të vinte. Kishte të rinj të cilët i kanë gjuatur me domate, politika po të donte do kishte vepruar më parë dhe jo pas pilafit.” Pjesëmarrësit kanë vendosur të qëndrojnë këtu, dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve që parimisht bashkohen me kauzën tonë. Berisha e Basha erdhën për të bërë sfilatën, erdhën si larva”
ORA 14: 21 PROTESTUESVE PARA KRYEMINISTRISE , SHKOJNE BERISHA E BASHA, PROTESTUESIT I DEBOJNE
Ish kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha u përzënë nga protuestuesit e vendosur para kryeministrisë. Protestuesit kanë bënë thirrje për të mos politizuar kauzën dhe e i kërkuan të largohen.
Pas deklaratave të Bashës "Jemi këtu për t’i thënë jo armëve kimike, jo transparencës.” dhe të Berishës "Ftoj të ngrihen të gjithë të rinjtë në protest të fuqishme kundër armëve kimike në Shqipëri” u dëgjua zëri i protestuesve: "Largohu. Mos politizoni protestën. Ne kemi ardhur kundër armëve kimike. Ikni politikanë. Mos i krihni bishtin, janë pazarxhinj. Ne jemi këtu dhe ata duhet të debatojnë në parlament. Ne nuk jemi këtu për politikë , por për qytetarët". Prezanca e tyre në shesh zgjati pak minuta. Duke dëgjuar thirrjet Berisha dhe Basha janë larguar nga protesta. Berisha shoqërohej nga mbesa e tij, Desara, dhe dhëndri Jamarber Malltezi.
(Në foto: Berisha duke u futur mes turmës së protestuesve të cilët nuk e mirëprisnin)
(Në foto: Berisha e Basha duke u larguar nga protesta pas debimit nga protestuesit)
ORA 13:10 VAZHDON PROTESTA TEK KRYEMINISTRIA
Vazhdon protesta përpara kryeministrisë. Qindra qytetarë, studentë, nxënës, janë duke ardhur në përpara kryeministrisë. Ndërkohë që bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, është bllokuar nga mijëra qytetarët që kanë zbritur në sheshin përballë kryeministrisë. Disa të rinj janë ulur këmbëkryq në shesh dhe kanë shpalorus një flamur shqiptar.
Protesta është e qetë.
(Ne foto:Protesta te kryeministria)
ORA 12:00 PROTESTA ZHVENDOSET TEK PIRAMIDA
Nga para Parlamentit protestuesit janë zhvendosur para Piramides dhe më pas u zhvendosën tek kryeministria.
(Ne foto:Protesta sot paradite para godines se Parlamentit)
ORA 11: 50 MILO: S'KEMI PSE TE PAGUAJME HARACIN E ASSADIT
"Protesta qytetarë duhet të vazhdojë edhe për çështje të tjera që i shqetëson shqiptarë. Ka probleme të mëdha që shqiptarët duhet duhet të protestojnë. Miqësia me SHBA nuk varet nga ky fakt. Edhe nëse Shqipëria do ti thotë jo armëve kimike siriane, kundër mijëra “Po” që ka thënë Shqipëria për SHBA, bën që miqësia të mos cënohet. Këtu fjala është për një çështje shumë delikate, ka të bëjë me Shqipëri, fatet e popullit shqiptar dhe brezave të ardhshëm. Ne si çdo komb duhet të vëmë para fatet tona, sigurinë tonë para se të rregullojmë fatin e dikujt tjetër. Ne nuk kemi pse të paguajmë haraçin e Asadit dhe të Sirisë."
ORA 11: 45 NISHANI TAKON PERFAQESI TE PROTESTUESVE
Presidenti Bujar Nishani takoi një përafqësi të protestës. Mes tyre dhe Lavdosh Feruni, Sazan Guri.
Lexoni me shume:Nishani:E drejtë protesta, nuk kam informacion
(Foto: Takimi Nishani me perfaqesine e protestuesve)
ORA 11: 39 PROTESTUESIT: JO HIROSHIMES NE SHQIPERI, NESE ESHTE VONE
“Jo Hiroshimë në Shqipëri. Nesër është vonë.”- thërrasin protestuesit jashtë Parlamentit. Uniformat blu qëndrojnë neutral e në distancë. Rruga “Xhorxh Bush” është e bllokuar prej mëse se 45 minutash. Brenda në Parlament seanca është ndërprerë pasi deputetet e PD-së, të thirrura nga Mesila Doda kanë dalë para Foltores së Kuvendit dhe kërkojnë Ramën të vijë në seancë për të dhënë llogari. "Ne nuk nxjerrim për zhelesh deputetë" tha Meta dhe ndërpreu seancën për 5 minuta.
ORA 11:14 VAZHDON PROTESTA PERBALLE SALLES SE KUVENDIT
Qindra të rinj janë duke vazhduar protesuar para sallës së Kuvendit. Ata janë në këmbë përballë hyrjes kryesore të sallës ku janë mbledhur deputetët në seancë parlamentare. Ndërkaq është bllokuar qarkullimi në rrugën e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën ku po zhvillohet seanca.
ORA 10:50 DEBATE NE KUVEND, OPOZITA KERKON RAMEN NE KUVEND, META: MOS NXISNI SPEKULIMET
Seanca në Kuvend ka nisur me debate.
"Veshët dhe sytë janë drejtuar tek ky parlament. Sot nuk ka çështje më urgjente se çështja që ngrejnë 4 milionë shqiptarët që po pyesin çfarë po ndodh dhe çfarë po bën kryeministri shqiptar që po sjell armët kimike në Shqipëri. Çështje më emergjente se kjo nuk mund të ketë parlamenti. Rendin e ditës po e përcaktojnë shqiptarët. Të thirret sot, tani, këtu kryeministri dhe tu japë përgjigje shqiptarëve.
Nuk mund të ketë çështje më primare se kjo. Kjo duhet të diskutohet sot. Pra sot nuk mund të zhvillohet seanca, nuk mund të nisë seanca me rendin e ditës nëse kryeministri nuk jep përgjigje për këtë çështje. Zoti kryetar i Kuvendit, thirreni kryeministrin këtu të japë përgjigje", tha deputeti Eduart Halimit gjatë fjalës në Kuvend.
Pas fjalës së deputetit, Eduart Halimi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, kryeministri i Shqipërisë, për shkak të angazhimeve, pasi ndodhet në një vizitë jashtë vendit, nuk mund të jetë i pranishëm.
“Duhet të mos biem pre e spekulimeve. Të mos nxisim qytetarët, të rinjtë dhe të reja, që të mos lenë mësimin, pasi nuk mund të vendoset asgjë pa marrë miratimin tonë. Ti zoti deputet ke nevojë të çarmatosesh, pasi keni nevojë të çarmatoseni nga spekullimet, të gjithë ju që keni nxitur këto”, tha Meta duke u përgjigjur kërkesës së Halimit. Debatet ne Kuvend
ORA 10:45 PROTESTUESIT BLLOKOJNË PARLAMENTIN, E QARKULLIMIN
Një numër i madh protestueve ka bllokuar hyrjen kryesore të sallës së Kuvendit, duke mos lejuar hyrjen e tyre për në brendësi të sallës së Parlametit. Në vendin e ngjarjes janë dy kordonë policie. Një pjesë prej tyre janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin në rrugën e Elbasani, nga ura mbi Lanë që shkon drejt qendrës.
ORA 10: 40 BERISHA: SHBA E RUSIA TE GJEJNE ZGJIDHJEN, SHQIPERIA S'KA KUSHTE
“Referendumi është një rrugë demokratike por ndërkohë nuk do të pranojmë qoftë edhe një shkrepje të vetme, mbushje armësh kimike në Shqipëri. Basha e shprehu të qartë si kristali qëndrimin e PD-së. PD është në mënyrë kategorike për një Shqipëri pa armë kimike, dhe mbushje kimike. Ai që krahason plastikat dhe letrat me armë kikime ka problem të madh mendor psikologjik e të gjithanshëm ,është listë jeshile që qarkullon me pasaportë europiane, ndërkohë që shkatërrimin e armëve kimike po e refuzojnë vendet moderne. SHBA e Rusia që kanë një territor sa 1/3 e planetit të gjejnë zgjidhjen. Gjetën Shqipërinë si kikirik në hartë. Jo. Në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces."- tha Berisha ne oborrin e Parlamentit
(Në foto: Sali Berisha duke foluar për mediat)
ORA 10:25 ZV/AMBASADORI I SHBA: PROCESI DO JETE I SIGURTE
Zëvendësambasadori Amerikan në Tiranë, Henri Zhardin i pranishëm në doganën e Kakavijës, ka folur edhe për çështjen e armëve kimike siriane në Shqipëri, raporton korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Pirro Nase. I pyetur nga media, zv/ambasadori amerikan Zhardinë, ka shprehur sigurinë se, “procesi i demontimit i armëve kimike do të jetë i sigurtë”.
Zëvendësambasadori Amerikan në Tiranë, Henri Zhardin, ishte në Kakavijë pasi ka nderuar dy efektivë të Policisë së Kakavijës, për luftën kundër trafiqeve të ndryshme.
(Në foto:Zv. Ambasadori Amerikan Henri Zhardin)
10: 20 META FUTET MES PROTESTUESVE: DO DEGJOHET ZERI JUAJ
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka hyrë në mes të protestueve kundër armëve kimike për ti qetësuar ku ka deklaruar se, çdo vendim do të merret në favor të shqiptarëve.
“Duke ndjerë shqetësimin tuaj dhe spekulimet e mëdha për këtë çështja, prandaj ju siguroj dhe kini besim sepse ky është parlamenti juaj dhe qeveria juaj. Të jeni të qetë dhe të sigurtë se çdo vendim do ketë në themel, zëri, të ardhmen tuaj që nuk do të cënohet. Së bashku me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile. Absolutisht që ju duhet të jeni të sigurtë që ky parlament dhe qeveria është në krahun tuaj”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, protestuesit kërkonin që Meta të thoshte “Jo”, për armët kimike.
Meta gjithashtu tha se "Ka mjaft spekullime. Po politizohet nga disa politikanë, ndërsa ambientalistët i kuptojmë. Jemi në dialog të vazhdueshëm me ta, por nga disa politikanë që akoma nuk janë çarmatiosur duan të mbartin konfliktin para Parlamentit."
(Në foto: Kryetari i kuvendit Ilir Meta duke folur mes protestuesve)
ORA 10:17 OLLDASHI I BASHKOHET PROTESTES
Edhe deputetë i janë bashkuar protestës. Dy prej deputetëve të PD-së, Sokoll Olldashi, Mesila Doda, janë bashkuar me protestuesit në rrugën pedonale.
ORA 09: 50 STUDENTET E MJEKESISE BOJKOTUAN MËSIMIN NE PROTESTE
“I gjithë Fakulteti i Stomatologjisë është në protest.”- thotë një student- Të gjithë studentët e Universiteti i Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin sot dhe të veshur me bluzat e tyre të bardha janë vendosur para godinës së Parlamentit. “Jemi këtu për të ndalur firmosjen e asaj marrëveshjeje që mund të sjellë në Shqipëri armët kimike siriane”- thotë një studente në një prononcim për gazetarin e Tv A1 Report Arsen Rusta.
ORA 09:30 FORCAT E FNSH NE GADISHMERI
Gazetari Arsen Rusta informon se ka prezencë të madhe të uniformave blu që po monitorojnë protestën. Disa metra më tutje, aty ku ndodhet sipërfaqja ku do të ndërtohet xhamia e re janë vendosur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
ORA 09:25 NIS PROTESTAT PËRBALLË PARLAMENTIT
Ka nisur protesta qytetare përballë sallës ku zhvillohen seancat parlamentare. Mijëra qytetarë, studentë, nxënës shkollash janë mbledhur në rrugën e Elbasanit dhe janë duke protestuar kundër sjelljes së armëve kimike. Në lidhje me këtë protestë edhe Policia e Tiranës ka marrë masa, duke shtuar forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes ka edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Protestuesit janë të shumtë në numër.
(Në foto: Protesta sot para sallës së Parlamentit)
NE PROTESTA STUDENTE DHE QYTETARE
Protesta e sotme në kryeqytet do të zhvillohet përpara sallës ku në orën 10:00 të paradites do të mblidhen deputetët në seancë plenare. Studentët e Ekonomikut dhe ata të Universitetit Politeknik do të bojkotojnë mësimin dhe provimet për t’iu bashkuar protestës kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri.
Studentët e Ekonomikut mësohet se do të marshojnë nga Fakulteti Ekonomik drejt ambasadës së SHBA dhe më pas tek salla e Parlamentit.
Ndërkaq, studentët e Mjekësisë dhe Infermierisë do të marshojnë me bluza të bardha nga QSUT-ja deri tek vendi i protestës. Ndërkaq mbështetje kanë premtuar edhe studentë të fakulteteve të tjera.
(Në foto: Protesta sot para sallës së Parlamentit)
ME SHUME
Arvizu: Përgjigjja negative e Shqipërisë, zhgënjim VOA:Rama drejt tërheqjes/Express:Drejt Kosovës
Walker:Shqipëria s’ka infrastrukturën dhe pajisjet'Urbanika': Asgjësohen pa dëme, alarm i tepruar
VD/ Protestuesit dëbojnë Berishën e Bashën/FOTO/Basha: PD referendum/VD
VIDEO/Intervista me një nga protestuesit që refuzuan praninë e Berishës e Bashës Elsa Lila videomesazh Ramës: T’i thuhet Jo armëve kimike/VIDEO Rreziku në Qafë Mollë nga mbetjet, zbulohen kabllogramët e Withers PDIU: Politika të dëgjojë zërin e shqiptarëve, është i vetmi pushtet FOTO/Protesta orë pas ore që nga nisja KE: Nuk ka vendim të prerë se ku do të asgjësohen FOTOLAJM/Meta e Berisha duke biseduar për situatën në Kuvend VIDEO/ Zv/ambasadori i SHBA-së:Procesi i sigurt VIDEO/ Meta mes protestuesve FOTO/Protesta ne Durres/ Elbasan/VIDEO Armët kimike, protesta në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier Nishani: E drejtë protesta, nuk kam informacion Blushi: Qeveria të tërhiqet nga negociatat për armët kimike Opozita pushton foltoren e Kuvendit: Rama tërhiqu! Ahmetaj: S'janë armë kimike, bëhet fjalë për lëndë kimike Armët kimike, edhe Ipeshkvit kundër sjelljes në Shqipëri PD, Halimi: Të mblidhet Kuvendi, që të bllokojë qeverinë Vetëvendosje: Larg nga Shqipëria,pa u bërë armiq me askënd Armët kimike vijnë me 40 kamionë të blinduar /VIDEO LETRA/Rama: Këtu nuk do të ngelin mbetje kimike FOTOLAJM/ Protesta para ambasadës së SHBA, fotot tek Los Angelos Time Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët Armët kimike, Itali-Greqi në alarm: Konsultë dhe me ne
Redaksia online
(Suela Gera, Artan Cena, Magdalena Alla, Elberta Spaho, Antonio Çakshiri/shqiptarja.com)