Lajmi qe publikuar se një nder i qe kërkuar nga SHBA, dhe se një zemërim i paprecedent po rritej vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit nga Rama.
Uashingtoni kërkonte që Shqipëria, një aleat i NATO-s me 2.8 milionë banorë, të pranonte shkatërrimin e 1,300 tonëve të agjentëve nervorë të Sirisë sipas një plani të rënë dakord me Rusinë për t’i eliminuar ato nga lufta Civile e Sirisë. Shqipëria qe një zgjedhje e dukshme.
E cilësuar si ‘shteti i 51-ë’, republika e varfër në Adriatik është bindshëm pro-Amerikane dhe qe vendi i parë në botë që eliminoi armët e veta kimike të epokës komuniste më 2007, me ndihmën e Uashingtonit dhe një faturë prej 48 milionë USD. Duke u përballur me një afat limit në 15 nëntor për të finalizuar planin, Arvizu dhe Rama folën deri në orën 1 të mëngjesit.
Ditën tjetër, qindra protestues u mblodhën para ambasadës së SHBA duke thirrur “JO, JO, JO!” Në minutën e fundit, ndërsa protesta po rritej, Rama u tërhoq–marrëveshja e propozuar u zhbë nga të njëjtat forca demokratike ë Uashingtoni i pati mikpritur kur sundimi komunist ra. “Është e pamundur për Shqipërinë që të marrë pjesë në këtë operacion” tha Rama. Refuzimi i papritur i Shqipërisë i la diplomatët amerikanë në vështirësi për të gjetur një Plan B për të nxjerrë armët kimike jashtë Sirisë brenda 6 muajve sipas një axhende të rënë dakord me Rusinë, mbështetësin e fuqishëm të presidentit Bashar al-Asad.
Problemi nënvijëzon sfidën e madhe me të cilin përballet plani për të nxjerrë sarinën, gazin mustard e agjentë të tjerë vdekjeprurës nervorë nga një zonë lufte si dhe limitet e diplomacisë Amerikane. “Qe e mundshme që ai të thoshte ‘Po’, dhe Rama dëshironte të thoshte ‘Po’, por në fund u bë e pamundur për të të thoshte ‘Po’,” tha një diplomat i lartë perëndimor. Ekspertët tani po shohin mundësinë e përpunimit dhe shkatërrimit të armëve në det, me shumë gjasa në Mesdhe.
(Ne foto: Rama, Meta, Arvizu, Kodheli në takim në hotel "Sheraton" disa ditë para vendimit për armët kimike)
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)