TIRANE- Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, ka komentuar sërish çështjen e armëve kimike dhe refuzimin e Shqipërisë. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” nëse SHBA janë të zhgënjyera me vendimin e Shqipërisë për të mos pranuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj,
ai tha se është i sigurt se do të ketë edhe raste të tjera të ngjashme bashkëpunimi në të ardhmen me Shqipërinë. “Ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë dhe të fuqishëm me Shqipërinë në një gamë të gjerë veprimtarish, duke përfshirë sferën e sigurisë, sferën ekonomike, tregtare, kulturore dhe politike.
Ky aspekt potencial i bashkëpunimit tonë, pra përsa i përket shkatërrimit të armëve kimike, në fund rezultoi i pamundur por ne e mirëpresim gatishmërinë e treguar nga qeveria e Shqipërisë për t'u takuar dhe biseduar me ne dhe për të shqyrtuar kërkesën tonë”, ka qënë deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, dhënë për VOA. Njëherësh teksa ka vënë në vëmendje bashkëpunimin me patnerët e Aleancës së Atlantikut të Veriut për asgjësimin e materialeve kimike siriane, Yee tha se me Shqipërinë do të ketë raste të tjera të bashkëpunimit. “Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerë të tjerë të interesuar për të bërë atë që është e nevojshme të bëhet në shkatërrimin e armëve kimike siriane sipas kalendarit që kemi përcaktuar.
Jemi të sigurt se do të ketë edhe raste të tjera për lloje të ngjashme bashkëpunimi me Shqipërinë në të ardhmen”, tha zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Shqipëria refuzoi asgjësimin e armëvëve kimike në vend, teksa kryeministri Edi Rama e argumentoi refuzimin me faktin se Shqipëria me gjithë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të marrë pjesë si kontribuese në kuadër të NATO-s për këtë proces, nuk i ka kapacitet për asgjësimin e këtyre materialeve kimike. Ndërkohë deri në vendimin përfundimtar refuzues të asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, kryeministri Edi Rama është përballur me një valë të fortë protestash të shoqërisë civile, të cilat kundërshtuan me forcë ardhjen e materialeve kimike siriane në Shqipëri, duke mbledhur në protestë përballë kryeministrisë njerëz të shtresave dhe moshave të ndryshme.
Në mbështetje të tyre u vunë dhe përfaqësues të opozitës, duke filluar nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që në tentativë për ta shfrytëzuar politikisht këtë protestë, u përballën me kundërshtinë e protestuesve të cilët i dëbuan nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu deklaroi se ndonëse kreu i opozitës Basha e kishte garantuar se mbështeste asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri, por që do të reagonte ndaj mungesës së transparencës, kishte ndërruar qëndrim në momentin e fundit, duke bërë që SHBA të zhgënjehej dhe me opozitën por dhe me mazhorancën e drejtuar nga e majta. Tashmë mësohet se armët kimike do të asgjësohen në det, ndërkohë që Gjermania dhe vende të tjera kanë dhënë garanci se janë të gatshme të marrin mbetjet e këtyre materialeve kimike.
Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com