TIRANE- Debate në komisionin e sigurisë ku po diskutohet pr/ligji për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. PD e PS janë përfshirë në debat në lidhje me lajmin e publikuar pak ditë më parë nga agjencitë ndërkombëtare ku duket se armët shqiptare janë në duar të rebelëve në Kongo.

Deputeti socialist Gazmir Bizhga kërkoi seancë dëgjimore me ministrin e Mbrotjes: Të japë shpjegime si janë pajisur rebelët kongolezë me armë nga Shqipëria. “Ky lajm nuk është i mirë për imazhin e Shqipërisë. Imami të mos fshehë informacione për opozitën“ - tha deputeti socialist.

Ai akuzoi kryeministrin se “do ligjin e SHIU-t për të menaxhuar zgjedhjet”. “Ne duam të krijojmë një agjenci për vendin dhe jo qeverinë”- shtoi më tej Bizhga.
Në replikë Leonard Demi ka thënë se në mbledhjen e sotme jemi për të disktuar për pr/ligjin dhe jo për armët”.

Më pas Ilir Gjoni nuk është lejuar të marrë fjalën dhe në shenjë proteste ai është larguar nga salla.
(sg/shqiptarja.com)