"ARMO" pëshkallëzon protestën
shpejt edhe para Kryeministrisë

shpejt edhe para Kryeministrisë">
FIER - Punonjësit e kompanisë së naftës “Armo” kanë protesuar sot para Prefekturës së Fierit. Protesta e tyre ka vijuar si kundërshti e hetimit tatimor për aktivitetin e kësaj kompanie.
 
Për afro një orë, rreth 1000 punonjës të Rafinerise së Naftës në Ballsh dhe uzinës së përpunimit të thellë të saj kanë protestuar në sheshin para Prefekturës me parrullat dhe thirjet për largimin e Zyrës së Tatimeve lejimin e punës për naftëtarët.
 
Prefekti i Fierit, Shkëlqim Murati, është shprehur se nuk është kompetencë e tij për të zgjidhur çështjen që ka të bënë me një kompani private dhe Zyrën e tatimeve, por e ka përcjellë atë si një problem social tek instancat shtetërore.
 
Drejtori i përgjithshëm i “Armo”-s, Bledar Myftari, tha se protestat tona do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit nga strukturat shtetërore. Sipas tij, këto protesta i sjellin “Armo”-s një dëm prej 100 mijë dollarësh në ditë.
 
Protesta e naftëtarëve të dy uzinave të përpunimit të naftës në Fier dhe në Ballsh kanë hyrë në ditën e gjashtë. Ata janë shprehur se kjo protestë do të vazhdojë në ditët në vijim deri në arritjen dhe përmbushjen e të drejtave të tyre. Përshkallëzimi i protestave të naftëtarëve parashikohet në ditët në vijim të arrijë deri në kryeqytet, në ministrinë e Financave dhe Kryeministri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën

Vdekja e aktorit Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri prej dy mjekëve pranon akuzën