Armë zjarri, kontrabandë e vjedhje, arrestohen tre persona në Lezhë

Armë zjarri, kontrabandë e vjedhje, arrestohen tre persona në Lezhë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u janë gjetur armë zjarri, mallra kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Në pranga kanë rënë B.M, 40 vjeç, banues në Kukës; N.N, 50 vjeç banues në Kurbin dhe M.L, 38 vjeç banues në Kosovë.  Konktretisht 40-vjeçari, B.M është kapur me 10 thasë kafe kokërr, , me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues. Ai u ndalua pasi polica gjeti mallrat kontrabandë, gjatë një kontrolli tek unaza e qytetit të Rubikut.

Ndërkohë në Kurbin është arrestuar N.N, pasi pas informacioneve të marra nga qytetarët, ai është kapur me armë zjarri të tipit 'Pushkë'. Ndërsa personi i tretë, M.L është kapur në Shëngjin pasi akuzohet për vjedhjen e  banesës që kishte marrë për pushime. Atij i janë gjetur një televizor 'Plazma' dhe disa sende të tjera të vjedhura.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" si dhe 'Vjedhje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat