Arnida Çapi e PLD-së: Ramën e shoh
kryeministrin e ardhshëm të vendit

Arnida Çapi e PLD-së: Ramën e shoh <br />kryeministrin e ardhshëm të vendit
Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, të mediave dhe të publikut të gjerë kandidatja për deputete e partisë PLD e avokatit Spartak Ngjela. Është pikërisht juristja joshëse Arnida Çapi. Një emër jo shumë i njohur në politikë, por një vajzë ambicioze, e cila prej dy vitesh punon në zyrën e avokat Ngjelës. Tashmë në garë për të qenë deputete e ardhshme e parlamentit shqiptar që do të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Vajza simpatike, shumë joshëse me forma që kanë tunduar shumë gjininë mashkullore, tregon në këtë intervistë ambicjet dhe strategjinë e saj në politikë. Si nisi të punonte për avokatin e njohur dhe si e sheh ajo veten në këtë sipërmarrje të re. Arnida pohon se dëshiron që njerëzit mos të fokusohen tek pamja e saj, por tek puna dhe intelekti.

Arnida përse vendosët të kandidonit si deputete?

Së pari, vendimet janë të brendshme. Ka një moment kur njeriu ngre një pyetje të brendshme nëse është gati për të marrë atë vendim. Unë mora sigurinë të vetja, për shkakun më të madh se doja të isha pjesë e ndryshimit pozitiv, ndoshta kjo edhe për shkak të natyrës edhe për shkak të profesionit, të ngritjes së një kauze të drejtë dhe çuarjes së saj përpara me sukses. Nëpërmjet kësaj vjen karriera, nëpërmjet punës, angazhimit dhe eksperiencës. Pasi pata mbështetjen dhe besimin e familjes, e rrethit tim të ngushtë dhe të atyre që më njohin nga pak, vendosa të kandidoj. i paraqita idetë e mia rreth programit Kryetarit të Partisë Ligj dhe Drejtësi, z. Ngjela, ai i pëlqeu dhe kështu lindi bashkëpunimi.



Cilat janë ambicjet tuaja në sferën politike?

Politika është përgjegjësi, vizion dhe decizionizëm. Ambicjet e mia në gjërat që marrë përsipër t’i bëj janë të larta. Por tani ky është vetëm fillimi dhe ruaj realizmin. Në fund të fundit politika është një garë, aq më tepër kur partitë pengojnë karrierën në politikë, siç ndodh, e cila mund të arrijë sukses, mundet që jo.

Prej sa kohësh punon me avokat Ngjelën dhe çfarë e ka bërë bashkëpunimin tuaj kaq të fortë?

Avokatin e kam njohur me parë si figurë publike dhe ndaja për të respekt, për shkak se më dukej i vërtetë, elokuent, liberal, avokat i suksesshëm dhe çfarë kam vlerësuar më tepër ka qenë koherenca e tij me veten në funksion të ruajtjes së dinjitetit personal. Jemi njohur rastësisht, në kohën kur kam qenë në vitin e tretë në Fakultetin Juridik. Kisha nevojë për literaturë dhe u njohëm. Kam rreth 2 vjet që punoj në studion ligjore “Laë Firm and Finance” të Ngjelës. Është thënë se kemi një bashkëpunim të fortë. Kjo është e vërtetë. Që një bashkëpunim të jetë i fortë, çdo i tillë, në rradhë të parë duhet të ketë një nivel konceptual të përbashkët për të ndarë ide dhe së dyti besim. Këto janë bazat në miqësi, në politikë dhe kudo.



Jeni ju ajo që merrni këshilla politike nga avokati apo e kundërta?

Avokati është një politikan me eksperiencë në këtë fushë, por të dy kemi një përcjellje reciproke dhe bashkëpunim.

Si e sheh poltikën në Shqipëri?

Si një luftë njerëzish! Ajo çfarë duhet të sillet në politikën shqiptare si një frymë e re është një debat idesh. Vetëm nëpërmjet tyre mund të arrihet progresi që i duhet këtij vendi në këtë moment të rëndësishëm historik. Nuk kemi kohë për të humbur nga integrimi ynë në Europë!

A ke ndonjë politikan të preferuar?

Obama! Është një politikan i mirë, pasi në një kohë shumë të shkurtër bëri ndryshime të mëdha, si kalimi i ligjit për reformën në shëndetësi, si dhe arriti të përballonte krizën nga nje reçension i madh. Ka edhe mjaft raste të tjera të politikanëve që i vlerësoj.

Kush të duket lider më i fortë Berisha apo Rama?

Deri tani ajo çfarë është provuar, ka treguar se nuk ka qenq e fortë, jo në kuptimin absolutist, por në kuptimin e një lideri të aftë dhe të përgjegjshëm për t’i sjellë zhvillim vendit të tij. Rama ka momentin për t’u shfaqur si i tillë. Është europian. Unë e shoh si kryeministër të ardhshëm nga këto zgjedhje.

Nëse do jesh parlament, stilin e kujt femre do përqafoje?

Stilin tim.

Cila është strategjia që ti do të përdorësh për të fituar besimin e elektoratit?

Besimin. Unë do të bëj fushatën time si pjesë e partisë dhe aleancës. Ne do të propozojmë programin tonë elektoral të botuar, në takime me njerëzit, si dhe mediatikisht.

Mendon se një femër e bukur ka më shumë avantazhe edhe në politikë, se njerëzit i besojnë më kollaj asaj që është e bukur?

Përkundrazi, një pjesë e mentalitetit shqiptar nuk e vlerëson femrën, të bukurën dhe kjo mund të jetë një disavantazh përsa i përket paragjykimit. Por unë shpresoj me shumë forcë që kjo të ndryshojë në të ardhmen dhe njerëzit të heqin dorë nga një luftë njerëzish, por të ketë një luftë idesh. Personalisht, nuk e përfaqësoj veten time për nga paraqitja, as nga të qenurit femër, por nga intelekti, nga të qenit individ.



Jeni e dyta në Tiranë, cila është lidhja jote me Tiranën dhe çfarë do doje ti dhuroje më tepër këtij qyteti?

Unë jetoj në qytetin e Tiranës. Njoh problematikat e kohës dhe prandaj kandidoj për këtë qark. Përfaqësimi im në Parlament është pjesë e aleancës, që PLD ka me PS-në dhe unë do jem një pjesë e këtij mozaiku, një backbencher prapa qeverisë. Kur të vijë momenti im në politikë atëhere do të mund të bëj më shumë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente