'Aromë Spanje', koncerti i veçantë nën tingujt spanjollë plot ritëm

'Aromë Spanje', koncerti i veçantë nën tingujt spanjollë plot ritëm

Krijimtaria europiane, sidomos ajo spanjolle mban nje peshë të madhe në krijimtarinë botërore të muzikës klasike dhe jo vetëm. Vallet, meloditë, ritmi, muzika tradicionale e këtij vendi magjepsës është padyshim një arsye për t’u vendosur në skenë. 

Tirana, si "Kryeqyteti Evropian i Rinisë" për këtë vit, do të ketë në larminë e aktiviteteve të saj tingujt spanjollë plot ritëm, emocion, dëshirë dhe zjarr të kompozitoreve  si I. Albeniz, E. Granados, M. De Falla etj.

Në kuadër të festë Nacionale Spanjolle, me datë 12 Tetor 2022 ora 19:00 do të realizohet një koncert me muzikë Klasike, duke ndërthurur instrumenta të ndryshëm si piano, oboe, saksofon me kengët dhe balet. 

Koncerti do të zhvillohet te Liceu Artistik në sallën "Tonin Harapi".

Ky aktivitet organizohet nga në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë