LEZHE- Arqipeshvki i dioqezes së Sapes Luciano Avgustini ka qenë mbrëmë në shtëpinë e familjes Shtjefni në Blinisht të Lezhës për të informuar mbi dekretin e shkishërimit, i cili u mor nga kisha pak ditë më parë me qëllim parandalimin e gjakmarrjes.
 
Arqipeshkvi u ka kërkuar familjarëve të viktimave të mos marrin gjak pasi bie ndesh me ligjin e Kishës por tia lënë në dorë policisë dhe drejtësisë shqiptare dënimin e autorit. Nëse do të marrin gjak do të shkishërohen.

Kryefamiljari Rrok Shtjefni i ekzekutuar mbrëmë së bashku me bashkëshorten Miranda dhe djalin Fajtonin, 24 vjeç, ka dhe një vajzë e cila është e martuar dhe një djalë emigrant në Itali. Ky i fundit pritet të vijë sot nga Italia për t'i dhënë lamtumirën njerëzve të tij. Tre pjesëtarët e familjes u ekzekutuan nga Kastriot Zhuba.
(sg/shqiptarja.com)