Kruje- Policia e Krujës ka arrestuar sot shtetasin Besim Hysa 41 vjeç, banues në Krujë. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë. Polica thotë se ka mundur ta kapë këtë shtetas pas një pune të mirëorganizuar.
Shtetasi B.Hysa më datë 26.02.2018 në Cudhi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin G.H. 22 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur për të masën e sigurisë " Arrest me burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.