Arratisen 3 anëtarë të grupit të
Drenicës,akuzohen për krime lufte 

Arratisen 3 anëtarë të grupit të<br />Drenicës,akuzohen për krime lufte 
KOSOVË - Arratisen nga spitali ku ishin nën mbikëqyrjen e policisë 3 anëtarë të grupit të Drenicës të cilët akuzohen për krime lufte, mes tyre edhe kreu i komunës Skënderaj, Sami Lushtaku (në foto).Të arratisurit e tjerë janë Ismet Haxha dhe Sahit Jashri. 

Lajmi konfirmohet nga drejtori për siguri i shërbimit korrektues për Kosovën, Sokol Zogaj.

Lushtaku, Haxha dhe Jashri ishin shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 

Para se të konfirmohej që ata ishin arratisur nga spitali ka pasur protesta për mos transferimin e tyre në burgun e Mitrovicës, i cili drejtohet tërësisht nga policë serbë. 

Policia e Kosovës ka krijuar disa patrulla për t’iu rënë në gjurmë dhe për t’i kapur të arratisurit nga QKUK-ja.

Djali i Sami Lushtakut mohon që babai i tij të jetë arratisur. “ Babai ndodhet akoma i shtruar në dhomën ku ka qenë prej kohësh.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike