Arratiset disidenti i verbër kinez
poston video për kryeministrin

Arratiset disidenti i verbër kinez<br />poston video për kryeministrin
PEKIN – Një nga disidentët më të njohur në Kinë, Chen Guangcheng, është arratisur nga banesa e tij ku qëndronte prej 20 muajsh në arrest shtëpie.

Përmes një videoje të publikuar në rrjet Chen i është drejtuar kryeministrit kinez Wen Jiabao ku i kërkon që të pushojnë sulmet fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij, të sigurohet jeta e tyre dhe të luftohet korrupsioni në vend.

I njohur me nofkën ‘avokati këmbëzbathur’, Chen ka një histori të gjatë aktivizmi për të drejtat e njeriut në Kinë. Ai ka këshilluar mes të tjerash fshatarët që shpronësoheshin nga toka se si të mbroheshin në gjyqe. Duke qenë vetë i verbër, Chen ka qenë edhe një zë kritik për të drejtat e mohuara të personave me aftësi të kufizuar në Kinë.

Ai u kufizua me arrest shtëpie pasi kreu 4 vite burg, për aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Bashkëpuntorë të tij thanë se Chen tashmë ndodhet i fshehur në Pekin, ‘në një bazë 100% të sigurtë’.

Autoritetet kineze janë kritikuar ndërkombëtarisht për trajtimin ndaj tij. Vajza e tij u ndalua për një periudhë të shkonte në shkollë, ndërsa miq të tij deklarojnë se janë rrahur nga policia teksa janë munduar ta vizitojnë në shtëpi.

Chen arriti të largohet nga shtëpia e tij në Dongshigu të dielën, ndërkohë që lajmi u bë public sot. Disa komentues thanë se ai mund të jetë strehuar në ndonjë prej misioneve diplomatike në kryeqytet.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi