Arratiset në Greqi kreu
i OMONIA, Naum Disho

Arratiset në Greqi kreu<br />i OMONIA, Naum Disho
Dy ditë pas dhënies së dënimit ndaj kreut të Omonias për qarkun e Korçës, Nuam Disho, për veprën penale të për dhunimit të varreve të Boboshticës, mësohet se është larguar për në Greqi.

Disho është larguar për në Greqi për ti shpëtuar arrestimit, pas vendimit të gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg.

Ndërkohë ditën e djeshme zyrtari i OMONIA-s, ka përsëritur për mediat se vendimi i Apelit është tërësisht politik ndërsa shoqatat OMONIA në Korçë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe komuniteti vlleh e cilësuan të padrejtë vendimin e gjykatës ndaj Naum Dishos për akuzën e dhunimit të varreve.

VENDIMI I GJYKATES SE APELIT
Gjykata e Apelit e Korçës e dënoi me një vit burg kreun e Omonias, ndërsa dy punëtorët i la në liri me kusht. Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për Naum Dishon dhe 3 muaj burg për punëtorët e varreve Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi. Të pranishëm në seancë ishin dhe zv/konsulli grek i Korçës, si dhe zyrtare te tjerë te konsullatës.

Sipas prokurorisë është provuar se janë dëmtuar 10 varre. Nga ana e tij Disho deklaroi se nuk kishte dhunuar varret por vetëm kishte investuar për të nderuar 2 ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas gjykatës, betenonizimi, dhe ngritja e memorialit, u kryen me iniciativën dhe sponsorizimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho.

SKANDALI
Në tetor të 2010 fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave, brenda territorit të kishës së “Shën Mërisë” dhe ngritjen e një memoriali grekë me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë, të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Sipas banorëve nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre, 150 vjet më parë.
Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë mes për mes varrezave, si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë. Gjatë betonizimit, të varrezave për të krijuar memorialin, punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Me vendimin e sotëm Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt