KANADA - Historia e Eriklit Musollarit në vitin 2010 ku shkoi në Kanada nga Miçigani i SHBA ku kishte studiuar për t’u mos u kthyer më në Shqipëri pasi familja e tij ishte në gjak.
 
Në Kanada ai ka nisur fillimisht punë si pjatalarës, por për të fituar më tepër të ardhura filloi të shpërndante drogë. Në këtë moment jeta e tij merr një tjetër rrjedhë që përfundon me vrasjen e një shpërndarësi tjetër droge.

Shqiptari 24-vjeçar, Eriklit Musollari ka shpjeguar para gjykatës se si u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar gjaksit duke përfunduar në gjak me botën e drogës në Ottawa.
Shpërndarësi i drogës, Musollari është deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes me dashje në mars 2012 ku qëlloi për vdekje një person.

Në seancën e gjyqit ai pranoi se plumbi që i shkaktoi viktimës vdekjen kishte dalë nga arma e tij, por mohoi që kishte pasur si qëllim të qëllonte atë.
Musollari ka treguar se kishte nxjerr armën për të trembur  viktimën dhe një person tjetër që në atë moment po e dhunonin.
 
Sipas 24-vjeçarit shqiptar, viktima i kishte kapur armën dhe ai i ndjerë nën presion ka tentuar ta tërheqë duk e shkrepur armën.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)