COSENZA – Arrestohet shqiptari i kërkuar prej vitesh për një vrasje në qytetin e Durrësit. Policia e Cosenzës i ka vënë prangat 53 vjeçarit, Shefqet Rinxhi, i cili kërkohej prej 14 vjetësh pas vrasjes së një njeriu në vitin 1994.
Rinxhi ishte arratisur nga burgu në vitin 1997, ndërkohë që gjykata e Tiranës ndaj tij kishte lëshuar urdhër arresti. 53 vjeçari kishte shkuar në zyrën e emigracioni të kuesturës në Cosenza për të kërkuar rinovim të lejes së qëndrimit.
Policia, pasi ka marrë në dorë dokumentat e Rinxhit ka konfirmuar se bëhej fjalë për dikë që kishte paraqitur identitet të rremë. Kjo për arsyen se shqiptari, që prej vitesh kishte ndërruar disa identitete, mbante pasaportë false.Pas bashkëpunimit me policinë shqiptarë, karabinierët italianë i kanë vënë prangat vrasësit me kombësi shqiptare.
/Shqiptarja.com