Arratiset nga Rusia një ish-komandant i organizatës Wagner, kërkon azil në Norvegji: Jeta ime është në rrezik

Arratiset nga Rusia një ish-komandant i organizatës Wagner, kërkon azil në Norvegji: Jeta ime është në rrezik

Andrei Medvedev

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luftoi në Ukrainë, tha se ka arritur në Norvegji dhe se po kërkon azil pasi jeta e tij ishte në rrezik. I riu shprehet se është i rrezikuar pasi kaqenë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të dërguar në vijën e frontit. Andrei Medvedev thotë në një video të postuar nga grupi i të drejtave “Gulagu.net” se kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në Norvegji përpara se të ndalohej nga policia norvegjeze.

Andrei Medvedev thotë se u punësua nga grupi mercenar Wagner më 6 korrik të vitit 2022 me një kontratë katërmujore. Ai kishte qënë jetim përpara se t’i bashkohej ushtrisë ruse dhe kishte bërë burg përpara se të punësohej nga Grupi Wagner. Medvedev thotë se u arratis pasi kishte qënë dëshmitar i vrasjes së dezertorëve nga ushtria ruse të kapur nga grupi mercenar.

“Më 6 korrik 2022 nënshkrova një kontratë me këtë kompani (Wagner PMC) dhe u nisa për në Ukrainë. U bëra komandant i skuadrës së parë. Në gusht filluan të sillnin të burgosur nga burgje të ndryshme të Rusisë për të shërbyer në ushtri. Pas ardhjes së të burgosurve, Wagner nuk na kosnideronte më si qënie njerëzore”, thotë ish-mercenari Medvedev gjatë një bisede me Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave “Gulagu.net”. Ish-komandanti kërkoi ndihmën e këtij grupi që të largohej nga Rusia pasi i rrezikohej jeta.

Ai thotë se kaloi kufirin me tela me gjemba dhe u shpëtoi të shtënave të patrullës ruse me qen kufiri ndërsa vraponte nëpër pyll drejt Norvegjisë.

“Di për tre raste, kur të burgosurit e plagosur që tentuan të iknin nga spitalet u qëlluan për vdekje. Gjithashtu, 10 vetë u qëlluan në poligonin e stërvitjes para të burgosurve që sapo kishin ardhur. Qëllimi ishte frikësimi, për atë që mund t’u ndodhë atyre që refuzojnë të luftojnë”, tregon ish-mercenari rus Andrei Medvedev.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë