TIRANE- Një shtetas Turk i dënuar nga drejtësia shqiptare në 2009 me 7 vite burg, dhe i kërkuar nga ajo turke, për akuzën e falsifikimit të pasaportave, është zhdukur në rrethana misterioze, duke sjelle dështimin e ekstradimit të tij për në Turqi. Bëhet fjalë për Yasin Ozel, i cili ka arritur të përfitojë lirinë nëpërmjet shërbimit të provës dhe pasi ka dalë nga burgu ka humbur çdo kontakt me drejtësinë shqiptare, për shkak se ka mësuar që shteti Turk e kërkon për akuzën e "Falcifikimit të pasaportave". Nga të dhënat paraprake rezulton se Yasin Ozel është njohur me shtetasin Gultekin Sahin, i cili ishte i interesuar për të shkuar në Gjermani. Për këtë arsye shtetasi "Ozil" i ka premtuar atij një vizë shengen kundrejt vlerës prej 3100 Euro. Pasi kanë rënë dakort shtetasi turk "Gultekin" i ka dorëzuar shtetasit "Yassin" pasaportën e tij të lëshuar nga Republika e Turqisë nr TR/N/505315, në faqën 15 të së cilës ka ngjitur pullën e vizës shengen me nr Nr D03514018, të përgatitur nga autoritetet gjermane, duke e hequr nga një tjetër pasaportë dhe duke e ngjitur në pasaportën e shtetasit Gultekin, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të "Fallsifikimit të pasaportave". Nisur nga kjo situatë drejtësia Turke, ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Yasin Ozel. Fillimisht Ozel, është arrestuar por më pas është liruar nga gjykata, çka ka sjellë dhe arratisjen e tij. Gjatë fazës së gjykimit të kërkesës së prokurorisë për miratimin e letërpororisë së ardhur nga Turqia, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Antonela Prendi i ka kërkuar informacion 12 drejtorive të policisë në qarqe, por asnjëra prej tyre nuk ka konfirmuar prezencën e Ozel në Shqipëri. Verifikime janë bërë dhe në aeroportin e Rinasit, ku ka rezultuar se ai nuk ka dalë nga Shqipëria. Nisur nga këto rrethana pas 19 seancash gjyqësore, gjykatësja Prendi ka vendosur të rëzojë kërkesën për ekstradim, për shkak të pamundësisë së pyetjes në cilësinë e të pandehurit të shtetasit turk Yasin Ozel.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)












