Arratisja e Balilit, Basha: Iku me 
bekimin e Tahirit e mbrojtjen e Policisë

Arratisja e Balilit, Basha: Iku me <br />bekimin e Tahirit e mbrojtjen e Policisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë përgjegjës Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policinë e Shtetit, se i çelën rrugët për tu larguar, të akuzuarit për trafik droge, Kelmend Balili.
 
Sipas Bashës, arratisja e tij vjen pas pamundësisë se Saimir Tahirit për t'i pastruar dosjen sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke.
 
Kreu i PD thekson se loja politike se i “kujt është”, ishin vetëm arsye për t’i dhënë kohë Balilit që të ikte.

divani i rilindjes

(Foto e publikuar në Facebook nga Basha)

Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha
"Me bekimin e Ministrit të Brendshëm dhe nën mbrojtjen e policisë Kelmend Balili prej dy ditësh është arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk është rastësi por shërbimi i fundit pas lehtësirave për trafikun e drogës që Saimir Tahiri i bëri Kelmend Balilit. Për 3 ditë me radhë Tahiri u mundua të bindte qytetarët se Kelmend Balili ortak në trafikun e drogës i vëllezërve Habilaj kushërinj të Ministrit të Brendshëm është i pafajshëm edhe pse CNN e cilësonte si "Eskobari i Ballkanit". Dhe pikërisht arratisja e tij vjen pas pamundësisë se Saimir Tahirit për t'i pastruar dosjen sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke.
 
Loja me ka kërkesë, s'ka kërkesë, ka dosje s'ka dosje është në hetim nuk është në hetim, është i PS është i LSI, nuk është gjë tjetër veçse dhënie kohe Kelmend Balilit për të kryer pikërisht këtë akt, arratisjen.
 
Qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar ne çdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxori në pak ditë të gjithë tiparet:
Kokëdhima që rrëmbente para edhe nga azili i pleqve në Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvatës i paligjshëm, Ervin Elvis Roshi, modeli i Rames për pushtetin vendor, humbi kujtesën pse e kanë dëbuar nga Mynihu, Shullazi të cilit po i zbulohen çdo ditë krimet dhe skemat e Tahirit për ta shpëtuar, Tahiri i dekoratave i kapur në lidhje të reja kriminale, Balili, drejtori i transportit që është transportuesi më i madh i drogës në Ballkan, Mimi që habiti gjermanët me pazaret e luksit me eskortë, dhe për t'i dhënë ngjyrën e fundit mozaikut rilindas, u shfaq Shukri perversi duke dhënë vendet e punës në shtrat.
Me Ramen e rreth tij ka shumë të tjerë të krimbur në krime, tenderë dhe degjenerim, sepse peshku ka kohë që është qelbur dhe është qelbur nga koka në Surrel. Shqiptaret e shohin çdo ditë, korrupsionin e oligarkëve, babëzinë e tyre për luks dhe rënien në perversitet, ndërkohë që populli bie çdo ditë e më shumë në mjerim e varfëri, dhe i duhet të paguajë në çdo formë që i kërkohet për një vend pune.
Kjo pra është fotoja e orëve të fundit e bandës që sundon vendin me në krye Edi Ramën. ‪#‎Shqipëria më mirë pa Edi Ramën", shkruan Basha në Facebook. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!