Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami

TIRANË- Personi më i kërkuar i dy ditëve të fundit nga policia e Shtetit, Daut Laze, i arratisur në mënyrë spektakolare duke kapërcyer murin e burgut për të dënuar me probleme të shëndetit mendor në Shënkoll të Lezhës, është praktikant i besimit islam. Ky detaj nuk u anashkalua nga uniformat blu, që zbarkuan edhe nëpër xhamitë e Tiranës, në përpjekje të lokalizimit të tij, konsideruar person i rrezikshëm, por deri tani pa rezultat. Kontrolle të shumta po zhvillohen edhe në  Lezhë dhe Berat, sidomos në vendlindjen e tij në Çorovodë.

Burime i thanë Report Tv se 49-vjeçari kishte kërkuar më herët të qëndronte i vetëm në qeli, ndoshta edhe për të praktikuar ritet e besimit, po nuk i ishte mundësuar nga burgjet. 

Familja e Duat Lazes jeton në zonën e Astirit në Tiranë, në këtë shtëpi 3 katëshe. Nëna e tij, në një prononcim të shkurtër për Report Tv, thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt prej momentit që mori vesh se djali i dënuar për dhunë në familje është arratisur nga burgu. 

"Nuk jemi lidhur me djalin, s’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do thosha", thotë nëna e tij për Report Tv. 

Për arratisjen e Daut Lazes u arrestuan të mërkurën e 5 shkurtit 3 punonjës të institucionit, në akuzë për shpërdorim detyre, Gjin Ndoka, punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikollin, grup sigurie dhe Zhaneta Mellën, operatore e survejimit të kamerave, të cilët kanë qenë në shërbim në momentin e largimit të 49-vjeçarit, por nuk e kanë konstatuar. 

Ai mendohet të ketë dalë në ajrim, aty ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë, duke e kapërcyer.

Për çdo informacion që ndihmon në lokalizimin e të arratisurit, policia ka vënë  10 mijë euro shpërblim. Daut Lace ishte dënuar me mjekim të detyruar, ndërsa në planin e arratisë e realizoi nga dhoma e mjekimeve në institucionin e shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, ku aktualisht janë 470 persona, me një staf prej 180 punonjësish.

Prej 4 vitesh, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve insistojnë që kjo kategori të kalojë në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi autoritetet europiane konsiderojnë se pas mbylljes së Zaharisë, as Shënkolli nuk plotëson standardet.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit