SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka dalë nga Serbia për të hyrë në Hungari.
Filllimisht ish-kryeministri sipas Vuçiç ka dalë nga Maqedonia hyri në Shqipëri, pastaj në Malin e Zi, dhe përmes Serbisë ka kaluar në kufirin e Horgosit për në Hungari.
Më tej presidenti serb shprehet se më datë 11 nëntori Gruevski ishte identifikuar vetëm me një kartë personale në kufirin e Horgosit dhe ishte lënë të kalonte së bashku me dy shtetas hungarezë.
Mandati për kërkimin e tij, mbërriti në vetëm më 13 nëntor në orën 19:35 nga Interpoli i Shkupit. Çfarë prisnit ju? Të arrestojmë njerëz për të cilët nuk është lëshuar as një flet arrest i thjeshtë.
Aleksandër Vuçiç, president
Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për blerjen e një automjet të tipit “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes si Kryeministër i Maqedonisë.
Për të parë itinerarin e plotë të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit (LEXO KËTU)