I gjithë zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar nga detyra pas arratisjes kriminelit Altin Ndoci nga spitali i qytetit bregdetar, ku ishte shoqëruar për të marrë mjekim. Drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë do të jenë të pezulluar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe pritet të dalin me konkluzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.
Lajmi kryesor:
U shoqërua nga qelia për vizitë, 'ushtari' i Çopjave arratiset nga Spitali i Durrësit! Goditi policin që e shoqëroi në tualet, efektivi qëlloi në tokë! E priti një ‘Audi A7’









