Arratisja/ Ish-gruaja e ndaloi Klodi
Lesin të takonte dy fëmijët e tij

Arratisja/ Ish-gruaja e ndaloi Klodi<br />Lesin të takonte dy fëmijët e tij
Vijojnë hetimet për vrasjen makabre që bëri shqiptarit Klodi Lesi duke ekzekutuar gruan e tij. Sipas informacioneve paraprake lidhur me marrëdhënien e tij me bashkëshorten është zbuluar se Lela Mavromatis kishte nisur procedurat për divorc me 35-vjeçarin dhe kishte kërkuar një urdhër mbrojtje për vete dhe fëmijët 6 vjeç dhe 4 vjeç.

Gjithashtu, vjehrri grek i Klodit, thotë se nipi tjetër i tij, djali 6 vjeç pret me padurim që të kthehet vëllai i tij 4-vjeçar.

“Djali më i madh nuk është më fëmijë. Ai refuzon që të flasë për prindërit”, tha gjyshi i tij dhe shtoi se ai pret çdo ditë në dritare që të kthehet vëllai i tij.

Ndërkohë, dje mediat në vendin fqinj publikuan një video të kamerave të sigurisë ku dukej një burrë me një fëmijë në krah që ecte nëpër rrugët e Athinës. Dyshimet janë se ai ka qenë Klodi Lesi, ndërkohë policia vijon hetimet.

Qindra telefonata nga qytetarë të ndryshëm mbërrijnë në sallën operative të policisë së Greqisë, të cilët thonë se kanë parë Klodin në vende të ndryshme. Të gjitha këto raste po verifikohen.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin