KORÇË - Gjykata e Apelit në Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga gardianët e arrestuar për arratisjen nga burgu i Drenovës.

Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Jani Mitre, nga arrest me burg, në detyrim paraqitje. Mitre ishte me detyrë specialist i regjimit të brendshëm në Drenovë, ditën kur ndodhi arratisja e 7 të dënuarve.

Ndërkaq është vendoset masa e arrestit me burg për dy gardianë të tjerë. Gjergji Këllezi, punonjës kolone në burgun e Drenovës dhe Arben Potka, punonjës në sektorin 4 në burgun e Drenovës janë lënë në qeli sërish nga Gjykata e Apelit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)