ITALI- Një ndjekje e Policisë që përfundoi në një aksident të 5-fishtë. Kjo është arratisja e ‘guximshme’ e një 25-vjeçari shqiptar në Pordenones bashkë me 4 persona të tjerë, identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Gjithçka nisi pas tentativës të së riut bashkë me bashkëpunëtorët për vjedhjen e një kasaforte në një shtëpi në qytet mbrëmjen e djeshme.
Gjatë ndjekjes nga policia, i riu shqiptar po lëvizte kundërvajtje kur është përplasur dhe me 5 mjete të tjera. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk pati persona të lënduar. Makina e përdorur nga shqiptari nuk rezultonte të jetë e vjedhur, ndërsa hetimet janë duke përfunduar.
Katër bashkëpunëtorët e tij u larguan në këmbë nga vendngjarja dhe janë në kërkim në të gjithë provincën dhe kamerat e vëzhgimit video të qytetit po shikohen. Në makinën e hajdutëve ka pasur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale, nga të cilat ata janë të sigurt se mund të marrin ADN-në e personave në bord.