Arratisje e sipërmarrjeve nga Greqia
Shifrat që përmendi kohët e fundit në gazetën “Ta Nea” Savas Robolis, drejtor i “Institutit për punë” në Athinë, institut i afërt me sindikatat, tingëllojnë alarmuese. Nga gati njëmbëdhjetë milionë grekë janë në në punë vetëm 3,6 milionë. Rreth 3,9 milionë janë të papunë apo në pension. Greqia po bëhet vendi i të papunëve dhe i pensionistëve.
Shifrat që përmendi kohët e fundit në gazetën “Ta Nea” Savas Robolis, drejtor i “Institutit për punë” në Athinë, institut i afërt me sindikatat, tingëllojnë alarmuese. Nga gati njëmbëdhjetë milionë grekë janë në në punë vetëm 3,6 milionë. Rreth 3,9 milionë janë të papunë apo në pension. Greqia po bëhet vendi i të papunëve dhe i pensionistëve. Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se gjithnjë e më shumë sipërmarrës po heqin dorë nga biznesi apo po largohen nga vendi, duke shkaktuar mbylljen e dhjetëra-mijëra vendeve pune.
Shoqata greke e tregitës me pakicë ESEE tërheq vëmendjen për një arratisje të vërtetë të kompanive. Që prej verës më shumë se 60.000 sipëmarrje greke kanë kërkuar një numër identifikimi fiskal në Bullgari dhe i kanë zhvedosur veprimtaritë e tyre ekonomike pjesërisht ose plotësisht atje, thotë kryetari i ESEE-së Vasilis Korkidis për gazetën Kathimerini. Rreth 10.000 pronarë kompanish të tjera po zhvendosen për në Qipro, thotë Korkidis.
Mbyllja e përkohëshme e bankave dhe futja e regjimit të kontrollit të kapitalit e kanë ashpërsuar problemin, njofton rrjeti Endeavour Greece. Meqë Greqia është mjaft e varur prej eksporteve shumë sipërmarrje e kanë ndjerë veten në rrezik pas futjes së kontrolleve të kapitalit, thotë Anna Zilakou zëdhënëse e Endeavour Greece në bisedë me DW. Ajo sjell si shembull firmat që prodhojnë pije freskuese. Vërtet që lënda e parë për pijet prodhohet në Greqi, por ato duhet të importojnë paketimet dhe duhet t’i pagujanë ato nga Athina dhe kjo është e pamundur prej kufizimit të qarkullimit të kapitalit.
Arratisje prej burokracisë dhe politikës fiskale Firmat greke përpiqen të largohen edhe për shkak të burokracisë dhe të politikës fiskale. Problemi është se ligjet për taksat ndryshohen vazhdimisht dhe kjo ua vështirëson sipërmarrjeve planifikimin financiar afatgjatë, thotë Zilakou.
Avokatja Olga Dimopoulou thotë për DW-në se pas futjes së regjimit të kontrollit të kapitalit në Gjermani apo Itali kanë mbetur në rrugë mjaft kamionë, sepse sipërmarrjet nuk kishin mundësi të bënin transferta bankare. Por sipërmarrjet që nuk duan apo nuk janë në gjendje ta zhvedosin selinë e firmave nga Greqia, kanë mundësi të hapin një llogari bankare jashtë Greqisë. p.sh. në Gjermani, sqaron Olga Dimopoulou.
Shifra alarmuese në anketime Edhe pse politikanët që qeverisin në Athinë deklarojnë ndryshe, regjimi i kontrollit të kapitalit në Greqi do të vazhdojë të jetë në fuqi deri nga mesi i vitit 2016. Pakënaqësia për këtë reflektohet edhe në anketimet e fundit të botuara në gazetën To Vima, e para pas zgjedhjeve parlamentare në shtator. Sipas saj partia në pushtet Syriza do të merrte sot vetëm 18.4 për qind të votave, ndërsa opozita konservatore me 14.9 për qind. Të dyja këto janë shifra alarmuese dhe tepër të ulta. Në këtë mënyrë dy partitë e mëdha kanë humbur tashmë gjysmën e votuesve të tyre brenda vetëm dy muaj pas votimeve./DW/
Sondazhi i ditës:
Sipas jush për kë do të votonte diaspora?
-
Mazhorancën
73.3%
-
Opozitën
18.8%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 2147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ Më shumë se 60% mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e Ramës për një komision të Posaçëm anti-korrupsion
15 Maj, 21:19
-
Sondazhi në Report Tv/ Takimi i Ramës në Athinë, normal apo provokim? Ja si përgjigjen qytetarët
15 Maj, 21:06
-
Kampionati Europian i Futbollit, ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring
15 Maj, 20:57
-
4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi
15 Maj, 20:56
-
Mero Baze: Suksesi i dhuruar në Athinë dhe dëshpërimi në Tiranë
15 Maj, 20:47
-
Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës
15 Maj, 20:32
-
Ardian Vehbiu: Mos ma prek Bubulinë
15 Maj, 20:29
-
Shofer 'problematik' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet
15 Maj, 20:25
-
Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë
15 Maj, 20:13
-
VIDEO/ Tifozët e Juventusit dhe Atalantës përleshen para finales së Kupës së Italisë
15 Maj, 20:13
-
Tiranë/ 10 vjeçarja u pickua nga gjarpri duke luajtur, shkolla private e rrethuar me squfur! Si paraqitet gjendja e të miturës në spital (VIDEO)
15 Maj, 20:05
-
U plagos sot në atentat, Kush është Robert Fico, Profili i kryeministrit sllovak, mik i Putinit, populist ksenofob dhe No Vax
15 Maj, 20:02