Arrest me burg, bandës së
grabitqarëve në Shkodë

Arrest me burg, bandës së<br />grabitqarëve në Shkodë
SHKODER- Gjykata e shkallës së parë e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg të rinjtë të cilët u arrestuan dy ditë më parë si autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë të banesave, por dhe shkatërrim me eksploziv të shtyllave të tensionit të lartë. Të rinjt, cuna të moshës 20- 25 vjec u janë gjetur dhe lëndë eksploziv, dhe kapsolla detonatore me të cilat shpërthenin shtyllat e tensionit të lartë. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit "grabitqarët"

Në arrest me burg janë Mhill Thepin, Besmir Luginën, Xhevahir Luginën, Agron Thepin , Ndue Arën, Nikolin Pjetrin, Dedë Thepin, Pjetër Hubën, Gjin Markun. Ata akuzohen për një seri vjedhjesh të ndodhura që prej korrikut 2011 në veri të vendit. Vjedhja e fundit, për të cilën akuzohen ka ndodhur më 31.01.2012, në fshatin Spathar të Komunës Gur i Zi Shkodër, ku është vjedhur banesa e shtetasi.

Po kështu janë në arrest me burg dhe  Gazmir Dedaj, Aleksander Boka, Ernest Preçi, pasi akuzohen se më datë 30.12.2011 në fshatin Kallmet kanë shkatërruar me eksploziv shtyllat e tensionit të lartë. Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 50 metër fitil zjarrpërcjellës, 190 kapsolla detonatore, lëndë artizanale për eksploziv, një armë zjarri automatike, katër motoçikleta, një autoveturë të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale.

Ata akuzohen për “vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim”, “vjedhje në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “shkatërrim prone me eksploziv e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139/2, 134/2, 278/2, 152/2 të Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë