SHKODËR- Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka vendosur “Arrest me burg” për dy të dyshuarit si autorët e vendosjes së eksplozivit në hyrje të banesës së shtetasit Bledar C.
22 vjeçari Shkëlzen Xhenje dhe 14- vjeçari Marsadjan D nga Shkodra janë arrestuar njëri pas tjetrit nga Policia e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, ndalimi i tyre u bë si autorë të dyshuar "të vendosjes së një sasie lëndë plasëse në derën e apartamentit në pronësi të shtetasit Bledar Çanga, 34 vjeç".
Kjo ngjarje ka ndodhur më 28 Janar 2014 në Lagjen “Salo Halili”, në vendin e quajtur Kompleksi “URAJ” të qytetit Shkodër.
Çështja i ka kaluar prokurorit Frederik Laloshi.
Ai ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 14-vjeçarin M.D, për veprën penale “Vendosje e lëndës plasëse në bashkëpunim dhe dëmtim të pronës së tjetrit”, si dhe për dy vepra tjera penale: atë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe armë mbajtjeje pa leje.
I pyetur nga Gjykatësi i çështjes, Arbër Çela, i pandehuri 14 vjeçar është shprehur se, sa i përket akuzës së vendosjes së lëndës plasëse, ai “as nuk ka dijeni për këtë ngjarje”. Ndërsa në lidhje me kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur ai u shpreh se, “vajzën në fjalë që është mbesa e të dëmtuarit nga shpërthimi e njoh dhe nuk kam kryer asnjë lloj marrëdhënieje me të”.
Pikërisht mbrojtja që i ka bërë mbesës së tij 14 vjeçare, sipas policisë, kishte qenë shkaku që i ka shtyrë “të hakmerren” ndaj Bledar C., Shkëlzen Xhenje dhe M.D, duke vendosur eksploziv në banesën e biznesmenit.
Por, ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë përfundimin se ndaj 14 vjeçares nuk është kryer marrëdhënie me dhunë.
M.D është pyetur edhe për armën, të cilën e mbante pa leje. Ai u shpreh se armën e ka gjetur në një kazan plehrash, ndërsa prindërit e tij do të shkonin ta kthenin në polici. Avokati mbrojtës Gjovalin Ulndreaj ka kërkuar nga trupi gjykues një masë më të lehtë.
Ai e ka quajtur të ligjshëm arrestimin në kushtet e flagrancës për armë mbajtje pa leje, ndërsa i ka hedhur poshtë dy akuzat e tjera, pasi janë ngritur në bazë të deklarimit të të dëmtuarit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mbrojti mbesën, tritol Bledar Çangës