Pas akuzave të Partisë Demokratike, se policia dhe prokuroria e arrestuan për fasadë, djalin e deputetit, Rexhep Rraja, i akuzuar për përndjekje, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një reagim në Tëitter, Rama shkruan se PD po prezanton 'jashtënxjerrjen politike' të radhës. Rama shton se se Xhisiela Maloku është kthyer në mish për top për dëshpërimin e opozitës.

Reagimi i Ramës

"Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë."

Deklarata e Ramës vjen një ditë pas akuzave të Partisë Demokratike, për arrestimin e Rexhep Rrajës. PD tha dje se arrestimi ishte fasadë dhe se u krye pas një presioni të madh nga publiku dhe opozita.