Në muajt e parë të vitit janar dhe shkurt janë paralajmëruar arrestime të ‘peshqve’ të mëdhenj. Por Shpëtim Idrizi i ftuar në Report Tv shprehet pesimist. “Derisa u bë muhabet peshkatarët, kjo është histori tjetër...” tha ai.

Por a do të shkojë Shpëtim Idrizi në protestë në datën 27 janar, që do të organizohet nga opozita PD-LSI? “Opozita është në proces konsolidimi. Besoj që protestat janë të shëndetshme, kjo qeveri ka nevojë për një opozitë. Problemi është qeveria, jo opozita. Nuk do të shkoj në protestë, nuk jam akoma i motivuar. Ne sot jemi një parti e qendrës dhe besoj që ka kohë” përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com