Arrestime të peshqve të mëdhenj?
Rama: Patjetër që në 2018...

Arrestime të peshqve të mëdhenj?<br />Rama: Patjetër që në 2018...<br>
Kryeministri Rama u shpreh sonte në Top Story se lufta kundër krimit dhe korrupsionit do intensifikohet në 2018, ndërsa shtoi se pret rezultate nga Reforma në Drejtësi. Pyetjes nëse beson se në 2018 do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, Rama iu përgjigj me optimizëm, ndërsa shtoi se do të ketë nga të gjitha palët që do të përgjigjen.

Po bëhet një punë e madhe për të luftuar korrupsionin. Dhe patjetër që kjo luftë do përshkallëzohet dhe do sjellë rezultate. Por me fillimin e vitit të ri ne do shohim edhe rezultatet e vettingut që do jetë hapja e siparit për një shfaqje të re.

Kjo reformë pa PS-në dhe pa mua në krye të PS-së nuk do të kishte ndodhur. Pavarësisht se do ketë edhe nga pala jonë që do shkojnë të përgjigjen për gjëra të dyshuara”, u shpreh Rama.

Përsa i përket një raporti që qarkullon në media për policë të inkriminuar, Rama tha se nuk janë prova, por thjeshtë dyshime. “Janë një element paraprak për t’u verifikuar. Kjo nuk do të thotë aspak se ato janë të pavërteta apo se janë të vërteta” tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit