Arrestimet, garda blindon
banesën e Ina Ramës |

Arrestimet, garda blindon <br />banesën e Ina Ramës |
TIRANË - Njeriu më i fuqishëm i momentit kryeprokurorja Ina Rama, që prej një viti është shndëruar në drejtuesin e institucioneve më të sulmuar nga qeveria, ka rritur masat e sigurisë në banesën ku ajo tashmë jeton me bashkëshortin Agronin dhe dy vajzat. Apartamenti që ndodhet në katin e fundit të një pallati të firmës "Orion Construction", në rrugën e "Kosovarëve",
pranë kopleksit "Dinamo" ruhet nga tre grupe të Gardës së Republikës, ndërkohë që katër efektivë të këtij reparti shoqërojnë eskortën e kryeprokurores Ina Rama kudo ku ajo shkon. Nga një vëzhgim në terren në dy apartamentet, gazeta "Shqiptarja.com", hedh dritë mbi masat e sigurisë që Garda e Republikës, ka ndërmarë për ruajtjes fizike të familjes së kryeprokurores Ina Rama, e cila për ironi të fatit prej një viti akuzon drejpërdrejt drejtuesit e Gardës se kanë vrarë me dashje shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Çdo mik, apo mysafir që kërkon të shkojë për vizitë tek apartamenti i kryeprokurores që ndodhet buzë fushës sportive të kompleksit Dinamo, si fillim duhet të marë "ok" nga efektivi I gardës që qëndron në hyrje të pallatit dhe parkimit nëntokësor. Pikërisht në pallatin ku banon kryeprokurorja, janë të dislokuara me qëndrim pa ndërprerje tre grupe, duke mbuluar me shërbim roje të treja turnet, mëngjesin, mbrëmjen dhe orarin e mesnatës. Çdo grup përbëhet, nga dy efektivë të gardës të cilët mbajnë në mbikqyrje çdo person që hyn dhe del nga pallati. Hyrja e pallatit përbëhet nga dy pika ndalimi, ku e para ndodhet në fillim të rrugës, në të cilën është vendosur një kabinë vendroje, ndërsa 30 metra nga kjo është e vendosur një tjetër ndalim, në të cilin qëndron duke vrojtuar një efektiv I gardës, që quhet Miti Kozma. Menjëherë ai jep urdhër të ndalosh, duke bërë disa pyetje se ku duam të shkojmë dhe se cilin nga banorët jemi duke kërkuar në pallatin e përmendur më lart. Por sapo i tregon arsyen e vizitës, gardisti Kozma fillon dhe tregon masat e marra për ruajtjen fizike të numrit një të akuzës Ina Rama dhe familjes së saj.
"Unë prej disa kohësh, jam vendosur me urdhër nga krerët e gardës të shërbej pranë pallatit të kryeprokurores. Kam shërbyer shumë vite në ushtri, por tani që jam në moshë të thyer besoj se këtë punë e bëj shumë mirë. Ne kemi për detyrë vetëm ruajtjen e pallatit ku banon familja e kryeprokurores, si dhe verifikimin e personave që s'janë të pa autorizuar të hyjnë në këtë pallat"- thotë Kozma. Më tej efektivi i gardës shton se vetëm tek pallati janë tre grupe që bëjnë shërbim 24 orë për ruajtjen e sigurisë, ndërkohë që një efektiv tjetër shoqëron dy vajzat e kryeprokurores në shkollë dhe më pas ai i merr sërish, duke i shoqëruar për në banesë.

LEJA NGA AGRONI
Për në shtëpinë e kryeprokurores Ina Rama janë drejtuar dhe tre specialistë elektrikë, të cilët dje kishin lënë takim me bashkëshortin e kryeprokures Rama, pasi do kryenin punime në sistemin elektrik të apartamentit ku banon familja Rama. Tre elektricistët, ku mes të cilëve njëri pretendonte se ishte mik i familjes Rama garantonte punonjësin e gardës që të mos shqetësohej, duke shtuar se ishin persona të sigurt dhe që nuk mund të sjellin probleme.
Por pavarësisht nga kjo punonjësi i gardës, këmbëngulte se duhet të komunikonte me Agronin, dhe më pas të ndizte dritën jeshile për të hyrë në apartament. Si i ri dhe më i shkathët, njëri nga elektricistët që pretendonte se ishte mik i familjes
Rama, telefonoi i pari bashkëshortin e kryeprokurores. "Alo Agron, jam këtu poshtë tek pallati", pikërisht në këtë moment efektivi i gardës i ka kërkuar celularin për të folur drejtpërdrejt me Agron Nuredinin.
"Po punonjësi i shërbimit jam, mund t'i lejoj të hynë?". Pas kësaj pyetje, nga ana tjetër e telefonit ka erdhur dhe përgjigjja që lejonte tre elektricistët të hynin në apartamentin e kryeprokurores me qëllim kryerjen e punimeve në sistemin elektrik të banesës.

MUNDËSIA E INCIDENTEVE
Pas largimit të tre punonjësve, gardisti Miti Kozma, na tregon se pavarësisht situatave që kanë ndodhur në asnjë rast nuk është
regjistruar asnjë incident ndaj kryeprokurores Rama. Si në këtë shtëpi ashtu dhe tek apartamenti tjetër ku banonte kryeprokurorja në rrugën "Bogdani". "Gjithçka këtu dokumentohet,madje edhe qetësia, pasi në regjistër shënohen të gjitha zhvillimet e
ditës, duke filluar nga makina që hyn apo del e para nga garazhi i pallatit e deri tek personat që ngjisin shkallët e apartamentit. Kjo detyrë është e përcaktuar me ligj për Gardën e Republikës e cila ka si qëllim ruajtjen e personaliteteve të larta të shtetit"-thotë efektivi i gardës Miti Kozma.


SHTËPIA NË KATIN E FUNDIT
Apartamenti i kryeprokurores Ina Rama, ndodhet në katin e fundit të pallatit "Orion Construction". Pamja
e apartamentit prej rreth 190 metra katror ndodhet nga fusha e kompleksit sportiv "Dinamo", gjë e cila dhuron një panoramë piktoreske duke e parë nga lart. Banesa është blerë nga kryeprokurorja dy vite më parë, blerje kjo që mësohet se ka ardhur si rezultat i marrjes së një kredie prej 150 milionë lekë të vjetra, siç ka thënë te formulari I deklarimit të pasurisë. Pas rikonstruksionit kryeprokurorja së bashku me familjen e saj janë zhvendosur në banesën e re, duke i dhënë fund jetesës tek apartamenti që ndodhej në rrugën "Bogdani", në të cilin numri një i akuzës jetonte me qera.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve