MAQEDONI-Bashkimi Europian kërkon vendim të drejtë të organeve gjyqësore për zbardhjen e vrasjes se pesëfishtë, ndërsa bën apel që vendimi të pritet me qetësi. Reagimi i zyrës së BE në Shkup, ka ardhur përmes nje deklarate te delgacionit, një ditë pas arrestimit të 20 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.
“Jemi të njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovcit më 12 prill, ka sjellë deri tek arrestime në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet. Institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve. Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afatin e caktuar kohor", theksohet në komunikatën e Delegacionit të BE-së në Shkup.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com