Arrestimet në Kosovë/ Reagon BE: Asnjë vërejtje, jemi në kontakt me të dy palët

Arrestimet në Kosovë/ Reagon BE: Asnjë vërejtje, jemi në kontakt me të dy palët

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përmbajtje pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës forcat operacionale kryen dhjetra arrestime.

Maja Kocijançiç në deklaratën e saj të bërë publike tha se Brukseli është në kontakt me udhëheqësit  në Prishtinë dhe Beograd dhe se nuk ka ndonjë vërejtje për sa i përket asaj që ka vepruar policia e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se operacioni ishte kundër krimit dhe korrupsionit por nga ana tjetër Serbia u 'zemërua' dhe i ka vënë trupat e saj luftarake në gatishmëri të plotë.

Operacioni policor në Mitrovicë i drejtuar ndaj të dyshuarve individualë nga i tërë rajoni dhe nga pjesët tjera të Kosovës, duke ndjekur urdhrat e Gjykatës, duhet të zbatohet në përputhje me ligjin dhe të komunikohet në mënyrë të duhur. Ne jemi në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd dhe kemi bërë thirrje për përmbajtje maksimale”, thuhet në reagim.

Kocijançiç tha se sundimi i ligjit në Kosovë ishte një objektiv që BE e mbështet fuqimisht. Por ajo paralajmëroi autoritetet e Kosovës se operacionet policore kanë nevojë "të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit në vend".

Kujtojmë se ndërhyrjet në veriu të Kosovës vijnë në një moment kur dialogu mes dy vendeve është ndërprerë për shkak të taksës 100% të vendosur nga Kosova për mallarat serbe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane