TIRANE- Pas 40 ditësh në dhomat e paraburgimit 40 vjeçari Roland Çelmeta, eksponent i njohur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të presë gjykimin e tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pranë familjes. Lajmi konfirmohet nga Gjykata e Apelit të Rrethit Tiranë për gazetën “Shqiptarja.com”.
“Me kërkesë të prokurorisë, më 5 janar Gjykata e Apelit vendosi që Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Metrologjisë të presë hetimin dhe gjykimin në kushte shtëpie”- shkruan sot Shqiptarja.com.
Duke iu referuar burimeve nga prokuroria e Gjykata, gazeta bën me dije se është caktuar masa e arrestit në shtëpi dhe për 5 zyrtarë të tjerë të arrestuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, ndërsa po shqyrtohet çëshja e tre zyrtarëve të mbetur në burg me qëllim që të marrin këtë masë si kolëgët e tyre.
ARRESTIMET
Operacioni i koduar "Kalibrimi", në nëntor të 2011, vuri në pranga 9 zyrtarë të korruptuar në zyrtarët e akuzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, të cilët u akuzuan se kanë abuzuar me kontrollin, regjistrimin dhe kalibrimin e peshoreve matëse në karburante, furra buke e deri te supermarketet, duke i ndihmuar këto subjekte që të mbajnë në përdorim peshore "me hile" në dëm të qytetarëve. Arrestimet u kryen pas përgjimeve telefonike.
Mes të arrestuarve ishin Roland Çelmeta, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ish-kandidat për deputet dhe Moisi Musabelliu, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Metrologjisë dhe Kalibrimit në Tiranë. Gjatë aksionit "Kalibrimi" u arrestuan edhe 6 inspektorët e Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit të Tiranës, Kristaq Thanasi, Hetem Basho, Armand Xhika, Armand Shuaipi, Agron Damzi dhe Sokol Lami.
(Lajmin e plotë mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com