Por në dritë dalin edhe të tjera fakte lidhur me të arrestuarit e Kalibrimit. Kështu, Armand Xhika është kushëri i parë i Suzana Guxollit, e cila sot mban detyrën e këshilltares së kryeministrit Sali Berisha; Hetem Basha, është kushëri i parë i ministrit të Energjetikës Nasip Naço; Moisi Musabelliu është kushëri me kryetarin e LSI, Ilir Meta, ndërsa Agron Damzi është nga Dibra, zonë ku ka kandiduar bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi.
Roland Çelmeta, zv.drejtor i përgjithshëm i kësaj drejtorie, ka qenë kandidat për deputet i LSI në qarkun e Tiranës, edhe pse nuk arriti të fitojë në këto zgjedhje. Porse drejtori Gledion Rehovica, i cili ka qenë edhe denoncuesi i këtij skandali para një viti, ka qenë kandidat për deputet i LSI në qarkun e Beratit, ndërkohë që nga ajo zonë doli një deputet i LSI, ministri i sotëm i Ministrisë së Ekonomisë, Nasip Naço. Gazeta Shqiptarja.com ka zbuluar të tjera detaje skandaloze ne kete ngjarje, te cilat i publikon ne numrin e neserm. Arrestimet komentohen si presion politik i kryeministrit Sali Berisha ndaj aleatit te tij Ilir Meta.
Ashtu siç shkruhej në numrin e sotëm në gazetën Shqiptarja.com, në një intervistë të shefit te Antikrimit Ekonomik, i cili paralajmëroi një sërë arrestimesh në administratë, disa zyrtarë të lartë në varësi të ministrisë së Ekonomisë janë shoqëruar sot në policinë e Tiranës e më pas arrestuar 9 zyrtarë. Të arrestuarit i përkasin Drejtorisë së Metrologjisë dhe kalibrimit, pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Ekonomisë.
Të arrestuarit benin mashtrime me cilesine ne pikat e karburantit ne Tirane, ku kundrejt pagesave qe varjonin nga 50-60 mijë leke të reja ne muaj, ata deklaronin si cilësore karburantin që në te vertete nuk ishte i tille.
Akuza ështe për "Korrupsionit pasiv, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre".
TE ARRESTUARIT
• Roland Celmeta, 40 vjec, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm Drejtorinë e Përgjithshme të Meterologjisë,
• Moisi Musabelliu, 35 vjec, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tianë,
• Kristaq Thanasi, 38 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tianë,
• Hetem Basho, 45 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
• Armand Xhika, 35 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Armand Shuaipi, 36 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Agron Damzi, 33 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
• Sokol Lami, 28 vjec, me detyrë Inspektor pranë Drejtosë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë,
Ndërkohë që është shpallur në kërkim një shtetas me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Meterologjisë dhe Kalibrimit Tiranë.
Strukturat Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit, filluan proçedimin penal, bazuar në kallzimin e depozituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjisë, ku dyshohej se disa punonjës të kësaj drejtorie, nuk derdhnin në arkën e shtetit, të gjitha të ardhurat që përfitohej nga kalibrimi i njësive të ndryshme të peshëmatjes.
Gjatë ecurisë së këtij hetimi, i realizuar me aplikimin e metodave speciale të hetimit, për 7 - muaj, është konstatuar se, këto shtetas kryenin kalibrime fiktive të :
• Depozitave, Distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit,
• Peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjëndarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat,
Nga hetimi, i deritanishëm, deklaron Policia, ka rezultuar se, shtetasit pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit.
Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e Tvsh -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes.
Aktualisht, gjatë shtritrjes së hetimit është konkluduar se shtetasit në bashkëpunim përmes tyre, bënin kolaudimin fiktiv të distributorëve të karburanteve të naftës, duke bërë të mundur që subjekte të ndryshme që tregëtojnë karburant apo gaz, të kenë mundësi që të përfitojnë duke shitur më pak nga sasia që tregojnë aparaturat.
Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet trëgëtare përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregëtare, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve.
Ndaj shtetasve të sipërcituar u ekzekutuan vendimet e Gjykatës. perfundon deklaraten Policia e Tiranes.
Cilesia e karburanteve ne vendin tone mbetet nje problem shume shqetesues. Zbulimi i nje rrjeti te tille qe deklaronte karburantin e piset si cilesor, do te zgjidhte nje shqetesim me te cilin perballen prej shume kohesh qytetaret.