Arrestimet, Thaçi: Në Kosovë nuk
ka vend për ekstremizëm islamik

Arrestimet, Thaçi: Në Kosovë nuk<br />ka vend për ekstremizëm islamik
Pas superaksionit të policisë së Kosovës ku në pranga kanë përfunduar 40 persona të dyshuar për terrorizëm, në një intervistë për DW, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë kompromis me ekstrmistët.
 
Sipas tij Kosova është një vend tolerant sa i përket besimit, por  kjo nuk do të thotë se do të lejohen ekstrmistët të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe partnerët e Kosovës.

“Në Kosovë nuk do të ketë vend për ekstremizëm, nuk do të ketë vend për radikalizëm dhe terrorizëm. Kosova është vend i lirë dhe i pavarur. Është vend i shoqërisë me orientim euroatlantik, që do të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vend i ri evropian, i cili do ta vazhdojë betejën për të mirën dhe kundër së keqes, në marrëdhënie të përjetshme të mira me SHBA-në”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për formimin e qeverisë së re, ai ka thënë se PDK ka shënuar në zgjedhjet e qershorit një fitore të thellë dhe  ka fituar legjitimitetin e qytetarëve për krijimin e isntitucioneve të vendit dhe do t i formojë institucionet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.   




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje