Arrestimi, Dritan Hate
tentoi të qëllonte policët

Arrestimi, Dritan Hate <br />tentoi të qëllonte policët
TRIANE- Dritan Hate 37 vjeç, anëtar i grupit "Hakmarrja për Drejtësi" ka tentuar të sulmojë efektivët e policisë për t'i qëlluar gjatë kohës që këta të fundit ishin duke kryer operacionin për kapjen e tij. Dritani ishte së bashku me dy miqtë e tij në një lokal duke pirë kafe në zonën e Medresësë. Të tre personat ishin të armatosur secili me nga një armë zjarri të llojit pistoletë si dhe me vete mbanin dhe një sasi eksplozive të llojit tritol. Dritan Hate ka qenë në shoqërinë e Gentjan Kaçit,32 vjeç, dhe të Ermal Mustafaraj, 34 vjeç, banues në Mëzez Tiranë, me detyrë punonjës police pranë Insitutit të Qenëve.

Sipas policisë mësohet se të tre këta persona dyshohet të jenë krahu I djathtë i Emiljano Shullazit, i cili është arrstuar së fundmi për armëmbajtje pa leje. Mbrëmjën e së enjtës, strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, në kuadër të një operacioni,kanë bërë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Hate, 37 vjeç, banues në Radhimë Vlorë, i dënuar më pare për një sërë krimesh të rënda si, vrasje, vendosje të lëndëve eksplozive, krime të rënda.
OPERACIONI
Hate ishte person në kërkim, pasi akuzohet për vepën penale të "Vrasjes" dhe "Grabitjes". Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 28 Prill të vitit 2009, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest Burg" duke e dënuar më 23 vjet burgim në mungesë. Mbrëmjën e së enjtes rreth orës 22:00, policia e kishte nën vëzhgim dhe prite momentin për ta arrestuar. Në operacion ishin të pranishëm Inspektorë te Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, të cilët në bashkëpunim me forcat RENEA kanë bërë të mundur arresimin e tij, në një lokal në zonën e Medresësë. Dritan Hate së bashku me dy miqtë e tij,janë gjendur me dy pistoleta në brez,si dhe më një sai tritoli. Ata janë arrestuar menjëhërë nga efektivët blu, por Hate ka tentuar të nxjerrë armën e zjarrit dhe të tentojë të qëllojë drejt efektivëve. Disa prej trupave të forcave Renea e kanë parë skenën dhe i janë afruar me kujdes duke ia hequr nga dora armën e zjarrit. Nga hetimet e kryera Hate dyshohet të jetë personi organizator, i cili është dhe shoku i njërit prej elementëve kriminal të arrestuar së fundmi Emiljano Shullazit. Policia tha se ky person dyshohet të jetë i përfshirë dhe si autor i vjedhjes dhe grabitjes me dhunë të bankave në kryeqytet. Organizata "Hakmarrja për Drejtësi" ishte krijuar në vitin 1994 në qytetin e Durrësit me qëllim destabilitetin e vendit."Hakmarrja për Drejtësi" filloi në 24 dhjetor të vitit 1998 nën drejtimin e gjyqtarit Petrit Kaja. Dhjetë të pandehurit ikën jashtë shtetit që nga dita që ata janë arratisur nga burgjet në vitin 1997.
SEKUESTRIMET
Në momentin e kapjes autorëve i'u gjendën dhe i'u sekuestruan tre armë zjarri pistoletë të tipeve TT dhe Zastava, gjithashtu ju gjend dhe një sasi lëndë eksplozive tritol. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës i'u gjetën dhe sekuestruan një automjet "BMV", një motorçikletë, maska, doreza lëkure si dhe një sasi e konsiderueshme parash e eurosh. Në ngarkim Gentjan Kacit dhe Ermal Mustafaraj, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të armëmbajtjes pa leje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës