TIRANE- Një grua e cila ka kryer disa herë marëdhënie seksuale me të arrestuarin Viktor Gushi, ka qënë njeriu që çoi policinë e Tiranës në arrestimin e vrasësit të arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj. Sapo e ka parë në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, ajo ka njohur dashnorin e saj Viktor Gushi. E vënë në dijeni edhe për shumën prej prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion nga ana e policisë për çdo person që do tregonte vendndodhjen e vrasësit, kjo shtetase rreth orrës 16:25 ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku ka njoftuar se personi që policia ishte duke kërkuar, qëndron me banesë në rrugën “Don Bosko” afër hotel “Ferrarit”.
Fillimisht ky informacion i është transmetuar disa oficerëve të policisë dhe SHKB për të shkuar në zonë dhe bërë verivikimet e mundshme. Ndërkohë që nga ana tjetër një person në sallën operative, ka mbajtur kontakte të vashdueshme telefonike me gruan që dha informacionin. Siç mësohet nga burime pranë policisë së Tiranës, pasi është konfirmuar se të dhënat kanë qënë të sakta, është vendosur që gruas që telefonoi t`i jepet shuma prej 10 mijë euro e vënë në dispozicion për këdo që do tregonte vendodhjen e autorit të krimit.
Deri në këto momente prokuroria e Tiranës i ka ngritur zyrtarisht akuzat e vjedhjes me armë, vrasjes me paramendim dhe plagosje, për rastet ku mbeti e vdekur arkëtarja Leonora Kaloci, argjendari Rrapo Sinanaj dhe i plagosuri polici Skënder Elmazi.Ndërsa për sa i përket grabitjeve të tjera, Gushi është rimarrë sërish në pyetje duke pranuar një pjesë të konsiderushme të tyre.
MARRJA E 10 MIJË EUROVE
Gruaja, e cila ka pasur disa herë marëdhënie seksuale me shtetasin Viktor Gushi, s’ka preferuar të shkojë në drejtorinë e policisë për të marrë shpërblimin prej 10 mijë euro. Mësohet se në vend të saj është paraqitur një nga anëtarët e familjes që ka tërhequr shumën financiare në drejtorinë e policisë së Tiranës. Burime pranë policisë thanë se edhe shtetësja që dha informacion banon në zonën e “Don Boskos”, pasi vendodhja e saj është lokalizuar nëpërmjet antenave telefonike. “Nga verifikimet që janë bërë në terren dhe mbledhja e informacionit në rrugë operative, rezulton se ajo ka pasur lidhje intime me shtetasin që në kërkonin. Gruaja në momentin e parë kur ka telefonuar ka thënë se grabitësin e bankës e njihte dhe se ai banon në zonën e Don Boskos, afër hotel Ferrarit”-thanë burimet pranë policisë së Tiranës. Që në ditët e para u fol se informatori që çoi në arrestimin e Viktor Gushit ishte femër, por në rradhët e policisë flitej se ajo ishte banore në Tiranë. Tashmë policia, ka mundur të lokalizojë personin dhe se nga të dhënat e para ka rezultuar se gruaja që dorëzoi Viktor Gushin në polici ka pasur lidhje intime me 37-vjeçarin.
HETIMET PER GUSHIN
Deri në këto momente prokuroria e Tiranës i ka ngritur zyrtarisht akuzat e vjedhjes me armë, vrasjes me paramendim dhe plagosje, për rastet ku mbeti e vdekur arkëtarja Leonora Kaloci, argjendari Rrapo Sinanaj dhe i plagosuri polici Skënder Elmazi. Në të dyja këto raste është konfirmuar me prova bindëse se autor i krimit është shtetasi Viktor Gushi. Ndërsa për sa i përket grabitjeve të tjera, Gushi është rimarrë sërish në pyetje duke pranuar një pjesë të konsiderushme të tyre. Gjatë marjes në pyetje, 37 vjeçari është pyetur edhe për grabitjen dhe më pas vrasjen e një taksisti në zonën e Dajtit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2009, por për këtë ngjarje Gushi s`ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërkohë që ditën e Hënë, prokuroria e Tiranës ka vendosur të dërgojë në drejtim të Greqisë një letër-porosi, ku i kërkon drejtësisë helene informacion lidhur me krimet që Viktor Gushi i ka kryer në shtetin Helen. Rreth kësaj ngjarje prokuroria e Tiranës është në pritje dhe të disa akteve të ekspertimit mendor si dhe biologjik, për të parë nëse Gushi vuan nga sëmundjet mendore dhe nëse ajo është përdorues droge ose jo.
/Shqiptarja.com