“Të pret fati i etërve mizorë”. Ky është kërcënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për Edi Ramën. Reagimi i Berishës në rrjetet sociale vjen pas protestës së banorëve të Kukësit sot pasdite, të cilët kërkuan lirimin e 11 protestuesve të arrestuar pas dhunës në “Rrugën e Kombit”.  

Te rinjtë e Kukësit në proteste kunder Edi Rames per lirimin e te burgosurve politik!
30 vjet me pare, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen ne sheshin e qytetit per motive politike te poetit te shquar Havzi Nela. Sot i biri Edvini, ne nje akt urrejtje dhe hakmarrje aterore mban te burgosur politik 11 qytetare guximtare te Kukesit! Fati i eterve mizore e pret! sb

Sali Berisha, ish-kryeministër

Gjykata e Tiranës la në burg një ditë më parë 11 protestues nga Kukësi, të cilët vandalizuan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën në "Rrugën e Kombit". Ndërsa 10 prej tyre u lanë të lirë dhe dy në detyrim paraqitje. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza.