Arrestimi i 6 turqve në Durrës, shpallet në kërkim bullgari që i pajisi me dokumente false

Arrestimi i 6 turqve në Durrës, shpallet në kërkim bullgari që i pajisi me dokumente false

Policia e Durrësit

DURRËS- Një 53-vjeçar nga Bullgaria është shpallur në kërkim pasi kishte ndërtuar një skemë që pajiste me dokumente false bullgare 6 turq me qëllim për t’i kaluar jashtë shtetit.

Report Tv mëson se është shpallur në kërkim 53-vjeçari me inicialet F. S., i cili nga sa bëhet e ditur ai është larguar jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, 6 turqit u kapën në një operacion të zhvilluar më herët në portin e Durrësit.

“Si rezultat i punës hetimore, nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik u vërtetua skema e falsifikimit të dokumenteve dhe e përdorimit të tyre. 53-vjeçari dyshohet për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave",  pasi ky shtetas, ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara, për në zonën Schengen. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për kapjen e shtetasit bullgar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja