Arrestimi i Balliut/ Bardhi: Hakmarrje politike e Edi Ramës

Arrestimi i Balliut/ Bardhi: Hakmarrje politike e Edi Ramës

Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu dhe 3 protestuesve të tjerë të cilët ditën e djeshme bashkë me disa banorë të unazës së re u përpoqën të ndalonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Bardhi thotë se arrestimi i tyre është një hakmarrje politike e kryeministrit, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova.

"Sot në burg duhet të ishin urdhëruesit e këtyre akteve çnjerëzore. Sot në burg duhet të ishin ata që kanë vënë firmën për projektin korruptiv 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro. Por në një shtet të ndërtuar me vota të blera nga krimi dhe me paratë e pista të korrupsionit qeveritar, në një shtet ku prokuroria është politike dhe urdhërohet nga Edi Rama, mbahen të burgosur politikë qytetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që dalin në krah të tyre. 

Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre.  

Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë. 
Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës.  

Prokuroria politike po shkel ligjin, duke u bërë pjesë e skenarit kriminal që godet opozitën dhe qytetarët, por nuk heton dhe mbyll dosje për korrupsionin e Edi Ramës, mbyll dosjen per Unazen e Re, nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve apo për lidhjen e politikaneve me krimin. 

Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës",
u shpreh Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 09/05/2019 16:47

    Po ik o loqe se nuk te mer asnje seriozisht

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/05/2019 18:34

    Ky Buf Pulash do behet udheheqes pika mu ne vrime te b...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)