VIDEO/ Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit shkakton protesta/ Studentët përplasen me policinë

 

STAMBOLL-Protesta masive dhe përplasje me policinë kanë nisur ditën e sotme në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Ekrem Imamoglu.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë.

Mësohet se jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.

Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.


Lajmi kryesor:

Arrestohet për korrupsion kryetari i bashkisë së Stambollit, kundërshtar i Erdogan, studentët në protesta përplasen me policinë! Lëshohen 100 urdhër arreste


H.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!