Arrestimi i Fran Frrokajt, reagon
PD-Lezhë:Po na sulmon pushteti

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës Frrokaj, ka reaguar kryetari i degës së PD, Paulin Marku, i cili e cilëson si sulm të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai thotë se kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.

Kryebashkiaku Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë të tjerë u arrestuan për tjetërsim pronash përmes falsifikimit, ndërsa 11 të tjerë janë në kërkim.

 

REAGIMI I PLOTE I PAULIN MARKUT
Drejtësi e munguar!!!!!
Ndërsa është arrestuar Kryebashkiaku i Lezhës për tjetërsim pronash,kjo që vihet re është se kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Frrokaj në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të pronësisë, por kjo nuk ndodh në Durrës, ku kryebashkiak është Dako, i cili ka shkaktuar një masakër urbane në bregdet me lejet e ndërtimit, duke mos kursyer as zonat arkeologjike.


E njëjta gjë në Tiranë, ku Veliaj tjetërson pronat e pronarëve në qendër të Tiranës, si rasti skandaloz i qytetarëve që e kanë denoncuar pranë Pazarit të Ri, por edhe ai nuk arrestohet, ndërsa planifikon tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tek Teatri Kombëtar në favor të klientëve privatë të Ramës që do të ngrenë kullat mbi troje publike. Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen