Arrestimi i Frrokajt, Bumçi: Tahiri lëviz i
lirë, ndërsa njerëzit e opozitës goditen

Arrestimi i Frrokajt, Bumçi: Tahiri lëviz i<br />lirë, ndërsa njerëzit e opozitës goditen<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Lezhë mesditën e sotme i shoqëruar nga deputetët Bumci, Noka dhe Paloka. Vizita erdhi një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj. Pas takimit Basha nuk u prononcua për mediat, ndërsa deputeti Bumçi u shpreh se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë në Shqipëri, pasi Saimir Tahiri, Dako dhe eksponentë të tjerë të PS janë të lirë edhe pse sipas tij janë të lidhur me krimin, ndërsa përfaqësuesit e opozitës goditen.

Ne kërkojmë drejtësi të barabartë dhe të paanshme për të gjithë. Kemi Saimir Tahirin që lëviz i lirë, u kërkua arrestimi i tij, përgjigjet e drejtësisë italiane, sot është i lirë dhe po bëhet gjithçka për ti mbyllur çështjen. Kemi drejtues bashkie që janë kokë e këmbë me bandat, kanë dalë në përgjime si i Durrësit dhe Elbasanit dhe ndërkohë faktet janë në tavolinë nuk lëvizet dhe gjithçka që është lëviz është kundër përfaqësues të opozitës” deklaroi ai. Kryebashkiaku Frrokaj së bashku me 11 persona të tjerë u arrestuan dje, ndërsa 11 janë në kërkim me akuzën e tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset