Katër përfaqësuesit e komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë do të zhvillojnë ditën e sotme një takim të pëbashkët. Mediat e Kosovës raportojnë se temë e takimit do të jetë situata politike dhe ajo e sigurisë në veriun e Kosovës.
Ndërkohë “Lista Serbe” ka bërë të ditur se ky takim do të mbahet me procedurë të përshpejtuar dhe se do të nisin diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.
Gjatë ditës së djeshme pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kreu i partisë “Lista Serbe”, Goran Rakiç, konfirmoi largimin e partisë së tij nga qeveria e Serbisë dhe paralajmëroi se më 20 prill kjo forcë politike do të formonte vet Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.