TIRANË -Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka hequr imunitetin gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Pogradec dhe në këtë mënyrë i ka hapur rrugën hetimit të tij, për çështjen që u vu në pranga.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sot vendosi të autorizojë Prokurorinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale penale për Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Pogradec”, thuhet në njoftimin e bërë.
Sipas KLD-së, “në vijim të mbledhjes së jashtëzakonshme, me unanimitet Këshilli vendosi pezullimin nga detyra të Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë”.
Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë vendosur edhe miratimin e kërkesës së zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë u njoh nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e gjyqtarit të Korçës, Dhimitër Pojanaku.
Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash, me qëllim që të hiqte dorë nga një çështje që ai e kishte në gjykim.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ryshfet për çështjen, arrestohet gjyqtari