Menjëherë pas lajmit për arrestimin e grabitësit të kazinove, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar me një status në Facebook.

Ministri ka falënderuar punonjësit e Policisë së Tiranë, të cilët në kohë rekord kanë bërë të mundur arrestimin e autorit Ilir Leli 47 vjeç.

 Ai thekson gjithashtu se pavarësisht se jemi në prag festat, Policia  e shtetit është në krye të detyrës.

 Me hashtagun #policiaqëduam dhe me urimin për festat e fundvitit ministri i brendshëm Saimir Tahiri mbyll postimin e tij.
 
Postimi i ministrit Tahiri në Facebook

"Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit të armatosur në kohë rekord. Në kryë të detyrës në të gjithë vendin për festa. Gëzuar :)
#policiaqëduam"