Arrestimi i Habilaj, Deputetja e LSI:
Kryeministri ra, të japë dorëhiqjen

Arrestimi i Habilaj, Deputetja e LSI:<br />Kryeministri ra, të japë dorëhiqjen<br>
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar pas shkatërrimit të bandës italo-shqiptare të trafikut të drogës në Catania të Italisë, ku u arrestua edhe Moisi Habilaj.

Nëpërmjet një postimi në facebook, deputetja Mehmetaj i është drejtuar Kryeministrit Rama ku i ka kërkuar llogari për mungesën e një përgjigjie për arrestimin e Habilaj, duke shtuar më tej se ai duhet të japë dorëheqjen.

Statusi i plotë i deputetes Kejdi Mehmetaj në Facebook:
Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga.

kejdi fb
   (Postimi  i Kejdi Mehmetaj në facebook)

 

Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)