Arrestimi i Habilaj, përplasje mes
Bushatit e Pollos në Komision

Arrestimi i Habilaj, përplasje mes<br />Bushatit e Pollos në Komision<br>
Në Komisionin e Integrimit të mbledhur ditën e sotme, veç të tjerash është diskutuar edhe në lidhje me arrestimin e personit Moisi Habilaj ditën e djeshme pas shkatërrimit të një bande në Itali. Një debat është zhvilluar mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Genc Pollos.

Ndërsa Bushati ka komentuar akuzat e opozitës në lidhje me krimin e organizuar, Pollo ka përmendur emrin e Habilaj duke thënë se “fshehja  e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben qeverisë”.

Pjesë nga debati mes Pollos e Bushatit:

Bushati: Ka dy tre javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjale të mire për policinë? Mendoj që ndonjë regjisor i hollyëoodit do të vije të bëjë ndonjë skenar për krimin e organizuar në Shqipëri

Pollo: Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm??

Bushati: Ju nuk zgjidhni dot qeverinë, unë nuk zgjedh dot opozitën

Bushati: Të respektojmë etiken e të respektojmë njëri-tjetrin.

Bushati: nuk mund të më komentoni mua. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrit. Në qoftë se do tentoni ti vendosni note përgjigjeve të mia do më mbaroje durimi dhe cinizmi mund të prevalojë mbi durimin.

Bushati-Pollos: Je kuti më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.
 

Bushati ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me kërkesën e kosovarëve për shtetësinë shqiptare në mënyrë për të përfituar nga liberalizmi i vizave. Bushati tha se nuk i takon atij të komentojë Kryeministrin Thaçi duke shtuar se për këtë ka folur Presidenti Meta.

"Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur Presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptarë të Kosovës është liberalizimi i vizave.”, ka thënë ministri Bushati.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut