Arrestimi i inspektorëve, na
jep 1 mln lekë të bësh shtesën

Arrestimi i inspektorëve, na<br />jep 1 mln lekë të bësh shtesën
TIRANE- Ndërtimi shtesë që bënte një prej banorëve në zonën e "Bregut të Lumit" çoi në burg dy punonjësit e policisë së Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, si dhe një sekser.

E përditshmja "Shqiptarja.com" shkruan sot se banori i zonës me inialialet G.M kishte bërë në plan që për festat e fundvitit të shtonte një dhomë tjetër për fëmijët e tij, por sapo është parë që po bëhëshin ndërtime pa leje, u ndalua nga inspektrorët e ndërtimit. Pas shumë debatësh me ta, inspektorët u treguan "tolerantë" me rastin e tij dhe kanë kërkuar që favorizimi duhet t'i bëhëj në rast se ai respektonte dhe shefat e inspektoriatit ndërtimor. E gjithë kjo skemë është pregatitur nga sekseri, i cili luante rolin e ndërmjetësit duke i thënë se minimalisht ata i kërkonin 1 milion lekë të vjetëra.

Pas marrjes së lekëve , policia e seksionit të krimit ekonomik kanë vënë në pranga Arbit Medusa 30 vjeç, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik, pranë Bashkisë, Alban Zizo 34 vjeç, punojës pranë Bashkisë, si dhe Fatis Jana 33 vjeç, person ky që luante rolin e sekserit në ndarjen e parave.
Pas arrestimit policia ka marrë në pyetje të akuzuarit lidhur me rrysheftet që kishin marrë. Njëri prej të prangosurve, ka treguar të gjithë skenën e ngjarjes duke thënë se i kërkonin sipërmarrësve të objekteve private një shumë të caktuar, nga 800 deri në 1 milion lekë për t'i lejuar të vazhdonin punimet shtesë. Ndërsa sekseri dhe Inspektori nuk kanë pranuar të flasin pasi pretendoinin se zëri i tyre ishte avokati. Panvarësishit të dhënave që mori policia, u bë me dije se numrat e tyre të telefonit kanë qenë në përgjim. /sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi